Prokuroria Themelore në Gjakovë nga ngritur aktakuzë dhe ka kërkuar dënimin e të pandehurve E.S. dhe E.S. për vrasje të rëndë ndaj tashmë të ndjerit Nazim Veliut dhe plagosjen e L.V. raporton teve1.info
Sipas komunikatës së Prokurorisë, Departamenti për Krime të Rënda në këtë Prokurori, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit të parë: E.S për veprat penale “Vrasja e Rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 të KPRK-së, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurin e dytë E.S., për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Shtytje”, nga neni 173 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 lidhur me nenin 32 par.1 të KPRK-së.
“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta, viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje vë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i parë me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër here në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasoj e plagëve të marra ndërron jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i shkakton lëndime të rënda trupore. Po ashtu sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka shtyrë djalin e tij të pandehurin e parë E.S., për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, tani të ndjerit N.V., duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit L.V. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit ti shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë”, thuhet në komunikatë.
Ish-luftëtari i UÇK-së i cili u plagos para katër ditësh në Rahovec, Nazim Veliu, pas plagëve nga arma e zjarrit, kishte dnërruar jetë në QKUK.
Ngjarja kishte ndodhur pasditen e së martës në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Rahovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë Zjarri.
Lajmin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri. Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast. Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, kishte deklaruar ai.