TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burg për 53 milionëshin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lekaj: Rizvanolli do të duhej ta suspendonte Bordin e KEK-ut

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të akuzuar në rastin e njohur i “53 milionëshi”, duke i dënuar me 10 vjet e 3 muaj burgim (së bashku).

Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, në cilësinë e këshilltarit të lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Namani.

Sipas aktgjykimit, Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj.

Nebih Shatri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim, ndaj tij u shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh.

Kurse, Besim Tahiri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim. Ndaj tij, po ashtu u shpall edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh.

Ndërsa, Eset Berisha u dënua me 3 vite e 3 muaj burgim. Po ashtu, ndaj Berishës u shpall edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Ndryshe, në seancën e mbajtur më 26 janar 2024, Prokuroria kërkoi dënim maksimal për të akuzuarit, kurse mbrojtja lirimin e tyre nga akuza.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë pas dyshimet për parregullsi me vota

Në Mitrovicën e Jugut verifikohen 75 nga 105 vendvotime, Elezi paralajmëron përfundimin e procesit sot

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Hill: Demaçi nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunohej

Anulohen dy seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë

Dalin detaje të reja për atentatin në afërsi të Rinasit ku mbeti i vrarë një person

Dalin detaje të reja për atentatin në afërsi të Rinasit ku mbeti i vrarë një person

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Angli

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Angli

Ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë pas dyshimet për parregullsi me vota

Në Mitrovicën e Jugut verifikohen 75 nga 105 vendvotime, Elezi paralajmëron përfundimin e procesit sot

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Hill: Demaçi nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunohej

Ish-ylli i Chelseat Oscar i jep fund karrierës, pas problemeve me zemër

Ish-ylli i Chelseat Oscar i jep fund karrierës, pas problemeve me zemër

Anulohen dy seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë

Anulohen dy seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën