TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për herë të parë mjekët në Kosovë kryejnë një operacion ku vena e thellë e këmbës përdorët si arterie e barkut

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Për herë të parë mjekët në Kosovë kryejnë një operacion ku vena e thellë e këmbës përdorët si arterie e barkut

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se për herë të parë në Kosovë në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer operacioni, ku vena e thellë e këmbës është përdorur si arterie e barkut, në një terren me enë artificiale të gjakut të infektuara me qelb.

Intervenimi kirurgjik ka zgjatur më shumë se 5 orë, te një pacient i moshës 73-vjeçare.

“Operacioni është kryer nga specialistët e Kirurgjisë Vaskulare, në asistim nga specialistët e Anestezionit të Klinikës së Anesteziologjisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, është njoftuar se pacienti kishte tri vatra të infeksionit përreth enëve artificiale të gjakut.

“Pacienti N.D, 73 vjeç, kishte dhembje, temperaturë dhe tri koleksione të qelbit: e para në pjesën e poshtme të barkut, e dyta në kofshë lartë dhe e treta në pjesën e poshtme të kofshës, të cilat ishin para plasjes, që pastaj mund të shkaktonin një shkallë vdekshmërie shumë të lartë dhe humbjen e këmbës deri në 90%”.

ShSKUK thotë se për ta shpëtuar jetën e pacientit, mjekët i kanë larguar vatrat infektive bashkë me protezat vaskulare të infektuara, pasi që siç thuhet në njoftim ishte hera e katërt që i njëjti pacient operohej në regjionin inguinal (gilca) të djathtë.

Për ta shpëtuar këmbën e djathtë të pacientit, ekipi mjekësor morën venën sipërfaqësore (VSM) nga këmba e majtë dhe realizuan bypasin (urëzimin) nga segmenti i fundit të basit të mësipërm deri tek gjuri i këmbës së djathtë.

Sipas njoftimit thuhet se më parë rastet e tilla kanë shkuar për mjekim jashtë vendit.

“Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 15 ditë hospitalizimi, është lëshuar në shtëpi, në gjendje shumë të mirë shëndetësore”./teve1.info/

Tags: Klinika e Kirurgjisë VaskulareOperacionSHSKUK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët

Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët

Largohet flamuri gjigant i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Largohet flamuri gjigant i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë?

Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë?

Huthët sulmojnë  me dron rafinerinë e Aramco-s në Arabinë Saudite

Ministri i Jashtëm turk sinjalizon zgjerimin e aleancës Turqi-Arabi Saudite-Pakistan me Egjiptin

Ministri i Jashtëm turk sinjalizon zgjerimin e aleancës Turqi-Arabi Saudite-Pakistan me Egjiptin

Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë?

Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë?

Izraeli po përgatitet për sulme të njëanshme ndaj Iranit, raportojnë mediat izraelite

Izraeli po përgatitet për sulme të njëanshme ndaj Iranit, raportojnë mediat izraelite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën