TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha: Masa disiplinore ndaj zyrtarit policor u bë nga presioni publik

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hoxha: Masa disiplinore ndaj zyrtarit policor u bë nga presioni publik

Ish-drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Valdet Hoxha ka thënë se inicimi i procedurave disiplinore ndaj zyrtarit policor në lidhje me rastin e 18-vjeçarit në Podujevë është bërë për shkak të presionit publik.

Ai në emision “Info Nata” në Tëvë 1, tha se në këtë rast nuk ka ndonjë dëmtim të provave, pasi siç kanë deklaruar në raport të IPK-së, të gjitha faktet janë dorëzuar në Prokurori.

“Nëse në rastin që po flasim vet inspektorati ka konfirmuar se ende pa shkuar raporti me ndryshime në Shtabin e Përgjithshëm të Policisë, në Prokurorinë e Shtetit ka shkuar lënda e kompletuar me të gjitha provat e rastit, më të gjitha video-incizimet, më të gjitha provat materiale, pra rasti nuk është dëmtuar dhe hetimi i rastit nuk është dëmtuar atëherë po besojë që inicimi i procedurës disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, po besojë është bërë vetëm nga presioni i publikut, për shkak të interesit të madh të ngjarjes. Është interes i natyrshëm sepse është një ngjarje e dhimbshme dhe shpresoj që të jetë e fundit”, ka thënë ai.

Ndryshe, sot IPK ka njoftuar se ka filluar një hetim preliminar lidhur me rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu në Podujevë, pas ngritjes së disa çështjeve të cilat janë paraqitur si shqetësim në opinion (sidomos rreth raportimeve fillestare nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh për këtë incident).

Në një komunikatë për media thuhet se IPK  ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit përgjegjës dhe i njëjti do të procedohet në Drejtorinë përgjegjëse për hetime disiplinore brenda Policisë së Kosovës.

Krahas kësaj, IPK do të iniciojë një inspektim për të analizuar dhe vlerësuar mënyrën e raportimit dhe komunikimit, si dhe hartimin e raporteve të shpejta në të gjitha nivelet brenda Policisë së Kosovës./teve1.info

​Raporti policor për vrasjen në Podujevë, IPK inicion procedurë disiplinore ndaj zyrtarit përgjegjës

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën