TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Britaniku që u bë zëri i viktimave të masakrës së Krushës

Gazetari britanik, John Sweeney në një rrëfim tejet emocional për tëvë1 ka kujtuar raportimet e tij nga lufta e fundit në Kosovë. Ai thotë se i dëgjon zërat e vuajtjeve të nënave shqiptare kur humbën bijtë e tyre në masakrën e Krushës së Vogël

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Britaniku që u bë zëri i viktimave të masakrës së Krushës

Në vitin 1999, më datat 25 dhe 26 mars forcat serbe vranë 113 civilë shqiptarë, kryesisht meshkuj.

Dëshmitar i këtyre krimeve mizore ishte gazetari hulumtues britanik, John Sweeney, i cili me raportimet e tij po i tregonte botës për tmerrin që po e përjetonin shqiptarët.

Ani pse kanë kaluar pothuajse 25 vjet nga ajo periudhë, kujtimet i ka akoma të freskëta gazetari britanik.

“Masakrën që e hulumtova plotësisht ishte ajo në Krushë të Vogël.  Ishte një fshat paqësor ku gjysma e banorëve ishin shqiptarë e gjysma tjetër serbë. Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat ishin ndarë. Serbët dërguan burrat dhe djemtë te një hambar dhe i ekzekutuan me mitraloz. Ne ishim aty para kthimit të kosovarëve, sepse nuk dihej nëse ishte sigurt, dhe kështu mundëm të xhirojmë skena të tmerrshme, me njerëzit, nënat e bijat që ktheheshin, dhe shihnin që burrat e fëmijët e tyre ishin vrarë. Ishte një djalë i hendikepuar, në karrocë, dhe nëna e tij i zbuloi eshtrat nga mbetjet e karrocës duke e kuptuar që ishte vrarë. Ajo bërtiti e qau, e zërin e saj akoma mund ta dëgjoj”, ka thënë gazetari britanik Sweeney pwr Tëvë 1.

Tutje, Sweeney tregon se si i zbuloi emrat e disa paramilitarëve serb që kryen krime ndaj popullatës civile shqiptare.

Ai për këtë çështje u ftua të dëshmoj edhe në Tribunalin e Hagës për krimet e luftës.

“Unë shkova në shtëpitë e serbëve, hyra në to, dhe gjersa po kërkoja, gjeta incizime dhe fotografi të njerëzve, ashtu që të mund t’i identifikonim. Gjithashtu në një ditar shkolle zbulova, emrat e disa paramilitarëve lokal, pra serbë lokalë, të cilët ishin vendosur në një lloj shërbimi ushtarak. Dhe ishin paguar për këtë. Hetuesit nga Tribunali i Krimeve të Luftës, gjetën listën e pagave nga Beogradi. Kjo ndërlidhte njerëzit në zonë, të cilët ishin pjesë e masakrës, me gjeneralët në Beograd, të cilët kishin paguar për këtë. Kjo ishte lidhja, dhe unë isha ftuar të dëshmoja në Hagë, dy herë, dhe isha. Dhe jam i lumtur të shoh që pesë gjeneralë policor serbë, ishin dënuar për krime kundër njerëzimit”, tregon ai.

Gazetari britanik, e sheh si shqetësuese faktin që Serbia edhe sot e kësaj dite refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.

“Problemi në këtë rajon është që deri sot, Beogradi nuk ka adresuar këto krime, dhe askush nuk është dënuar për këtë. Edhe sot, politika e rajonit, është e helmuar nga nacionalizmi serb. Sot, mendoj që njeriu i Millosheviçit është president i Serbisë. Kjo nuk është e mirë”, thotë ai.

John Sweeney është nderuar me çmimin “Emmy” për raportimin e tij mbi masakrën e Krushës së Vogël.

Tags: Gazetari britanikkrusha e vogel
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë pas dyshimet për parregullsi me vota

Në Mitrovicën e Jugut verifikohen 75 nga 105 vendvotime, Elezi paralajmëron përfundimin e procesit sot

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Hill: Demaçi nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunohej

Bashkimi debuton sonte në FIBA Europe Cup, përballet me Cibonën

Bashkimi përballet me Reggianan sonte në Prizren

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Trepça sonte kundër PAOK-ut në FIBA Europe Cup

Trepça në Gjermani ndaj Braunschweigut

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Dalin detaje të reja për atentatin në afërsi të Rinasit ku mbeti i vrarë një person

Dalin detaje të reja për atentatin në afërsi të Rinasit ku mbeti i vrarë një person

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Angli

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Angli

Ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë pas dyshimet për parregullsi me vota

Në Mitrovicën e Jugut verifikohen 75 nga 105 vendvotime, Elezi paralajmëron përfundimin e procesit sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën