TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

23-vjeçarja e lënduar nga rënia e kulmit të komunës vazhdon të mbetet në respirator

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
23-vjeçarja e lënduar nga rënia e kulmit të komunës vazhdon të mbetet në respirator

Po bëhen tetë ditë prej kur po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pacientja e cila mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë.

Ndërkaq, gjendja e saj vazhdon të mbetet e njëjtë, pa ndonjë përmirësim. Derisa nesër pritet që t’i bëhen ekzaminime të tjera, duke përfshirë një CT të kokës, për të vendosur nëse pacientja të vazhdojë të mbetet në respirator apo të bëhet ndonjë ndryshim.

Kështu tha mjeku kujdestar në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK, Mentor Alimusaj, derisa tregoi se pas ekzaminimeve të bëra, neurologu dhe anestizionisti kanë ardhur në një përfundim që ajo të vazhdon të mbetet e kyçur për respiratori.

Alimusaj theksoi se nesër pritet që pacientja t’i nënshtrohet ekzaminimeve të reja, për të vendosur mënyrën e trajtimit të mëtutjeshëm.

“Gjendja e pacientes, pacientja realisht vazhdon të jetë në sedacion, e kyçur për respiratori. Kjo ka ardhur si përfundim pas ekzaminimeve që janë bërë më herët, në konkludim të përbashkët të anesteziologut dhe neurokirurgut është vendosur që të vazhdohet sedacioni, së paku deri nesër, kur pritet që të bëhen ekzaminimet e tjera shtesë. Varësisht prej rezultateve që marrim nga ekzaminimet që bëhen nesër, atëherë vendosim edhe për rrjedhën e procedurës mjekësore… Ekzaminimi nënkupton një CT koke për shkak se pacientja lëndimet kryesore i ka në kokë, andaj nesër do t’i bëhet një CT koke dhe varësisht prej rezultateve të marra vendosim për mënyrën e trajtimit të mëtutjeshme”, tha Alimusaj.

Më 18 janar, një vajzë 23-vjeçare mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë. Ajo fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin.

Ndërkaq, nga komuna u tha se dyshimet e para janë që shembja e kulmit ka ndodhur si shkak i erërave të forta atë3 ditë, derisa hetimet po vazhdojnë./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Vit i ri, dialog i vjetër

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Xhaka me shokët ndalin Cityn

Xhaka me shokët ndalin Cityn

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Vit i ri, dialog i vjetër

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën