Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvořák, ka kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Ai ka thënë se heqja e masave do t’i hapte rrugë zhvillimit të vendit.
“Ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies në vend”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka thënë se ka falënderuar ministrin çek për mbështetjen që ka dhënë shteti i tij për Kosovën.