18 vjeçari që ishte rrahuar para 6 ditë në Podujevë ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar Agreta Gashi, mjeke në Intensivë, e cila tha se viktima ka pasur lëndime të rënda në tru si pasojë e rrahjes.
“Ka ardhur para 6 ditësh dhe është operuar në emergjence, më pas është transferuar në mjekim intensiv qendror. Sot ka ndërruar jetë meqë s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Ka pasur lëndime të rënda në tru si pasojë e rrahjes”, tha ajo.
Lajmin për vdekjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, e ka konfirmuar për redaksinë edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci.
Ai tha se dy personat e dyshuar për rastin janë dërguar në mbajte.
“Sot nga zyrtarët e QKUK-së në Prishtinë, policia ka pranuar konfirmimin se L.F, mashkull, 18 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në njësinë e mjekimit intesiv ka ndërruar jetë. Në hetimin penal, që njësia e hetimeve të përgjithëshme e rajonit të Prishtinës po kryente në drejtim të veprës penale “Vrasja në tetntativë” përkitazi me rastin e ndodhur më 14.01.2024, në rrugën “Drenica” në Podujevë, i njëjti ka qenë viktimë.
Ndërlidhur me ngjarjen po në të njëjtën ditë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale “Vrasje e Rëndë””, ka deklaruar ai./teve1.info