TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryetari i Zveçanit dhe ai i Zubin Potokut nuk pajtohen me nënshkrimin e peticionit për largimin nga detyra

Qytetarët e komunitetit serb në komunat Zveçan dhe Zubin Potok, sot dolën për të nënshkruar peticionin për largimin e kryetarëve. Izmir Zeqiri nga Zubin Potoku dhe Ilir Peci nga Zveçani thonë se nuk do të ketë vullnet të qytetarëve për largimin e tyre, e cilësuan edhe jo të duhur këtë nismë nga Qeveria e Kosovës. Qytetarët kërkojnë largimin e tyre.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kryetari  i Zveçanit dhe ai i Zubin Potokut nuk pajtohen me nënshkrimin e peticionit për largimin nga detyra

Jo në tendë, por afër Komunës, iu përgjigjën thirrjes pozitivisht.

Mëngjesi ishte me më shumë interesim.

Por më vonë ra interesimi. Pak qytetarë u panë  për ta vënë firmat e tyre në peticionin për largimin e kryetarit.

E kryetari i Zveçanit, Ilir Peci nuk po pajtohet me nismën për largimin nga posti i tij.

“Po të shohim, ne e kemi ndërmend ti bëjmë ato ankesat tona në vendin e duhur. Unë gjithmonë jam thirr në atë se më mirë me qenë na katër kryetarët e komunave veriore një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës dhe të marrim një vendim përfundimtar  gjithë së bashku njëjtë, mirëpo kjo nuk ndodhi” , ka deklaruar ai.

Njëjtë mendon edhe i pari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri  teksa thotë se nuk duhet t’i lirohet rrugë grupeve kriminale të udhëhequra nga Lista Serbe.

“Këto ditë që po zhvillohet ky peticion mbrapa këtij grupi nismëtar, qëndron Lista Serbe dhe grupet që janë kriminale, ato e mbështesin e financojnë i thërrasin në telefona, kërcënojnë mos me dalë… në një formë janë ata. Nuk do të kisha dashur që ta kenë hapësirën grupet kriminale të na diktojnë neve situatat politike ekonomike” , ka thënë ai.

Nga komuna e Mitrovicës së veriut, thanë se të premten pritet të dorëzohet numri i nënshkruesve për largimin e kryetarit, Erden Atiq për të cilin janë mbledhur 3640 nënshkrime që kërkohen sipas udhëzimit administrativ.

“Ata kanë bërë nënshkrimet sepse ne veç po i presim sot për me ardhë me i dorëzu sipas njohurisë që i kemi, ne jemi të gatshëm me i pranu edhe me i kry obligimet sipas udhëzimit administrativ” .

E i gjithë ky proces po monitorohet edhe nga Policia e Kosovës. Të cilët po e vlerësojnë si të qetë dhe pa ndonjë incident të theksuar.

Këtë të drejt qytetarët e kanë deri më 22 janar nga ora 09 deri në 16:00, të cilët po kërkojnë largimin e kryetarëve.

Kronikë e realizuar nga gazetari: Venhar Isufi

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

“Nuk e harrojmë Çamërinë”, nga Prishtina dërgohet mesazh në 82-vjetorin e gjenocidit grek

“Nuk e harrojmë Çamërinë”, nga Prishtina dërgohet mesazh në 82-vjetorin e gjenocidit grek

Fillon instalimi i kamerave të sigurisë publike në Mitrovicë

Fillon instalimi i kamerave të sigurisë publike në Mitrovicë

SHBA-ja dhe Irani do të hapin një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për të shmangur keqkuptimet

Shpërthejnë pakënaqësitë në LDK – A po jep dorëheqje Abdixhiku?/ Rusia “kërcënon” Evropën! | MESDITË

Shpërthejnë pakënaqësitë në LDK – A po jep dorëheqje Abdixhiku?/ Rusia “kërcënon” Evropën! | MESDITË

Kearns: Serbia ka armatosur grupin e sulmit në Banjskë, demokracia po kërcënohet

Kearns: Serbia ka armatosur grupin e sulmit në Banjskë, demokracia po kërcënohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën