Lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në kongresin zgjedhor dhe cilat janë të gjitha përplasjet me ish-kryetarin Blerim syla, ka folur Tevide Imeri.
Ymeri në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka thënë se ajo ka marrë 6 pëlqime e Blerim Syla vetëm dy e që kjo ia ka pamundësuar këtij të fundit të kandidohet për kryetar. E për këtë ajo thotë se eskaloi gjithçka.
“Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve nuk i është mundësuar kryetarit në ikje për faktin që i ka marrë vetëm dy pëlqime ndërsa unë i kam pasur 6 dhe ky është kriteri që ia ka pamundësuar të kandidohet pastaj në kongres nuk arritëm ta kryejmë as pjesën e përshdetëse të musafriëve sepse eskaloi gjithçka”, tha ajo.
Sipas saj, 3 ose 4 persona kanë qenë që e kanë mbështetur Blerim Sylën me zhurmë dhe të njëjtit eskaluan çdo gjë.
“Kryetarit në ikje iu dha fjala për të përshëndet punimet e kongresit dhe ai e zuri foltoren dhe nuk e lëshonte më dhe filloi të bënte fushatën dhe të bëjë njëfarë lloj mobilizimi të njerëzve të cilët i kishin pruar aty me të cilët ka bërë një lloj manipulimi dhe i ka keqinformuar për procedurën duke aluduar se iu ka bërë e padrejtë. Por këtu nuk ka asnjë gjë të padrejtë për faktin se me të njëjtat kritere i kemi zgjedhur edhe dy herë të tjera edhe Blerim Sylën. Kishte bërtima, fishkëllima thjeshtë për ta penguar procesin dhe kjo ka ndodhur nga 3 ose 4 persona që kanë qenë mbështetës të doktor Blerimit. Ata eskaluan çdo gjë. Janë sindikalistë të njësive të ndryshme, nuk dua t’i ceki me emër të kolegjialitetit, ata e din se kush është, sigurimi u mundua t’i ndajë”, ka thënë Imeri.
Imeri thekson se gjatë kësaj përplasje ka pasur edhe kërcënime për vrasje ndaj kryesuesit të Komisionit Verifikues Jahir Lajçit. Ajo potencon se këtë kërcënim e ka bërë vëllai i Blerim Sylës.
“Kishte kacafytje mes delegatëve mes veti, pastaj pati edhe kërcënim për vrasje ndaj kryesuesit të Komisionit Verifikues ndaj Jahir Lajçit. Këtë kërcënim e ka bërë vëllai i Blerim Sylës. E ka përfshirë edhe familjen dhe ka bërë një shkelje shumë të madhe. Policia i ka hap rast atij”, ka përfunduar Imeri. /teve1.info/