TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Eurovisioni rrëzon kërkesën për ta përjashtuar Izraelin nga gara shkaku i luftës: Nuk jemi një ngjarje politike

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Eurovisioni rrëzon kërkesën për ta përjashtuar Izraelin nga gara shkaku i luftës: Nuk jemi një ngjarje politike

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) kanë thënë se nuk do ta përjashtojnë Izraelin nga pjesëmarrja në “Eurovision Song Contest 2024”.

Siç raporton gazeta suedeze Aftonbladet, EBU beson se Radio Televisioni Publik i Izraelit (KAN) i plotëson të gjitha kriteret për të konkurruar në festivalin evropian, shkruan WiwiBloggs.

EBU tha në një deklaratë: “Eurovisioni është një garë ndërmjet organizatave të shërbimit publik nga e gjithë Evropa dhe Lindja e Mesme që janë anëtare të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU). Është një konkurs për transmetuesit – jo qeveritë – dhe transmetuesi izraelit ka marrë pjesë për 50 vjet në festival”.

Organizatorët e festivalit evropian thanë gjithashtu se dëshirojnë të ruajnë statusin e konkursit si “një ngjarje apolitike që bashkon audiencën në mbarë botën përmes muzikës”.

EBU shtoi se vendimi i tyre është informuar edhe nga federatat ndërkombëtare të sportit, të cilat ende mirëpresin atletët izraelitë në garat e mëdha.

Në fillim të këtij muaji, Federata Ndërkombëtare e Hokejit në Akull e ndaloi skuadrën e Izraelit të merrte pjesë në kampionatin botëror nën 20 vjeç.

Megjithatë, të mërkurën ata e kthyen vendimin e tyre pasi u vendosën masat e sigurisë për të adresuar rreziqet e pjesëmarrjes së Izraelit.

Pjesëmarrja e Izraelit në “Eurovision 2024” është shumë e diskutueshme në mes të luftës së vazhdueshme në Gaza.

Fansat e Eurovisionit kanë theksuar se përzgjedhja kombëtare e Izraelit ka përfshirë segmente të ngarkuara politikisht që politizojnë garën.

Kantautorët në Islandë, dy konkurrentë të Finlandës dhe këngëtarja përfaqësuese e Francës në ‘Eurovision 2023’, La Zarra janë ndër ata që kanë shprehur publikisht shqetësime për pjesëmarrjen e Izraelit në këtë kompeticion. /Telegrafi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Mossit: dyshohet për lëndim të lehtë, kanosje dhe posedim të drogës

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Mossit: dyshohet për lëndim të lehtë, kanosje dhe posedim të drogës

Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

Arrestohet Mossi dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli: Policia t’i gjejë dhe t’i kapë autorët

AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli: Policia t’i gjejë dhe t’i kapë autorët

Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

Pse Kosova nuk shkon në votime, nëse presidenti nuk zgjedhet deri më 5 mars?

Pse Kosova nuk shkon në votime, nëse presidenti nuk zgjedhet deri më 5 mars?

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

​DHTIK kërkon ndërhyrjen e Kuvendit për ndalimin e fazës së dytë të liberalizimit të energjisë

Deliu-Kodra thirrje për protestë: LVV po e mban peng Kuvendin

​Deliu-Kodra: Do t’i diskutojmë të gjitha qëndrimet në grup parlamentar

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael sapo kanë nisur, valë të reja priten

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael sapo kanë nisur, valë të reja priten

Ballkani gati shpërdoroi epërsinë e dy golave, siguron gjysmëfinalen në Kupë

Ballkani gati shpërdoroi epërsinë e dy golave, siguron gjysmëfinalen në Kupë

Ferizaj eliminon Vushtrrinë nga Kupa

Ferizaj eliminon Vushtrrinë nga Kupa

Dukagjini kalon në gjysmëfinale të Kupës

Dukagjini kalon në gjysmëfinale të Kupës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën