Për këtë ka folur eksperti i sigurisë Drizan Shala, ka thënë se çështja ekonomike është determinantja kryesore që këta zyrtarë marrin veprime të tilla.
Shala në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se në qoftë se nuk rritet mirëqenia sociale e punonjësve shtetëror, atëherë sipas tij do të ndodhin raste të tilla nga zyrtarë policorë.
Sipas tij, shteti duhet të ndryshojë politikën sociale.
“Kjo është një fakt tjetër çështja ekonomike është determinantja kryesore që këta zyrtarë marrin veprime të tilla. Ne qoftë se mirëqenia sociale nuk rritet nuk stabilizohet atëherë rastet e tilla nuk janë larg të ndodhin nesër apo pasnesër apo pas një kohë pra duhet shteti të ndryshojë politikën sociale dhe duhet të ia mundësojë dhe ti orientojë nga mirëqenia sociale e gjithë punonjësve shtetërorë. Pika kyçe është siguria”, tha më tej Shala. /teve1.info/