Në Zveçan ka filluar mbledhja e nënshkrimeve të peticionit për shkarkimin e kryetarit, Ilir Peci.
Lajmin për teve1.info, e konfirmoi vetë kryetari Peci.
Afati i mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut e Zubin-Potok përfundon më 22 janar, ndërsa në Zveçan më 27 janar.