Për këtë ka folur eksperti i sigurisë Drizan Shala, cili ka thënë se duhet përgëzuar IPK-ja e cila përmes rrugëve operacionale ka arritur që të identifikojë dhe të marrë informacione relevante se disa zyrtarë policorë janë të involvuar në keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Shala në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka thënë se është shqetësuese që janë përdorur masa të fshehta në lidhje me rastin.
“Është shumë shqetësuese për mua dhe të tjerët të cilët e përcjellim punën e policisë dhe institucione të tjera të sigurisë është që në qoftë se vendon masa të tilla të fshehta edhe në institucionet e tjera si do të jetë gjendja. Këtu është përdorur masa e fshehtë dhe kanë ndodhur disa amoli të cilat tanimë veçse janë të dalë në publik si shumë zyrtarë policorë në pikën kufitare në Qafë Thanë dhe morinë janë të involvuar dhe kanë krijuar strukturën e tyre kriminale, sepse është strukturë kriminale ndërshtetërore. Ne duhet të jemi të kujdesshëm”, tha ai.
Sipas tij, inspektime të tilla duhet të bëhen edhe në brendësi të Policisë së Kosovës.
Ai thotë se në çfarëdo institucioni shtetërorë në qoftë se vendosin masa ta fshehta nuk është për çudi që zyrtarët policorë të keqpërdorin pozitën e tyre.
“Në kësi raste duhet të ketë inspektime të herëpashershme nga Policia e Kosovës. Veprime të tilla duhet të ketë edhe në brendësi të policisë së Kosovës. Në cilindo institucion apo mekanizëm shtetërorë në qoftë se vendosim masa të fshehta nuk është për çudi se kemi veprime të tilla ku zyrtarë shtetërorë qoftë të uniformuar apo të pa uniformuar tentojnë ta keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare”, tha Shala. /teve1.info/