TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ushtarët e FSK-së në Britani, pjesë e operacionit për përgatitjen e personelit ushtarak të Ukrainës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ushtarët e FSK-së në Britani, pjesë e operacionit për përgatitjen e personelit ushtarak të Ukrainës

Një Kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur të enjten për në Mbretërinë e Bashkuar për Operacionin INTERFLEX, që realizohet në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar, në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.

Në ceremoninë e nisjes, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se ky është një sukses për FSK-në dhe tregon besimin që Mbretëria e Bashkuar si drejtuese e këtij aktiviteti shumëkombësh, ka në përkushtimin, integritetin dhe përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar ishte në krah të popullit dhe Republikës tonë në të gjitha etapat shtet ndërtimit dhe vazhdon të mbetet partneri ynë i pazëvendësueshëm, me të cilën kemi ndërtuar raporte përtej miqësore, raporte këto që kanë bazë vlerat e përbashkëta dhe besimin e ndërsjellë”, u shpreh ministri, thuhet në komunikatën e ministrisë, përcjell teve1.info

Ai tha se Republika e Kosovës është plotësisht e vendosur në rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe e përkushtuar që të japë kontributin e saj për paqe dhe stabilitet jo vetëm në regjion por edhe më gjerë.

Maqedonci, i uroi kontingjentit të FSK-së punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tyre fisnike dhe përmbyllje të suksesshme të misionit.

Ndërsa, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh i lumtur që përmes bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të FSK-së dhe Ushtrisë Britanike është arritur që të dërgohet ky kontingjent i ushtarakëve të FSK-së, si instruktorë në operacionin INTERFLEX.

“Si popull kemi kaluar shumë sfida dhe jemi ballafaquar vazhdimisht me agresorë, ne e kuptojmë më së miri rëndësinë e këtij misioni. Andaj, e kemi obligim të ndihmojmë popullin e Ukrainës në përpjekjet e tyre për liri, ashtu siç na kanë ndihmuar dhe kanë qëndruar pranë nesh aleatët tanë, në kohët më të vështira”, u shpreh Gjeneral Jashari, duke shtuar se ky mision i rëndësishëm dhe misione të ngjashme ku po angazhohet FSK, po tregojnë qartë që Kosova dita-ditës po shndërrohet nga konsumues i sigurisë në kontribuues të paqes në botë dhe i vlerave të mirëfillta demokratike.

Të pranishmëve në ceremoni iu drejtua edhe zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Paul O’Connor, i cili u shpreh i kënaqur që Kosova ka përkrahur dhe ka demonstruar solidaritet të plotë me Ukrainën dhe popullin ukrainas, që nga fillimi i luftës.

Gjithashtu, ai u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e FSK-së në këtë operacion vital në ndihmë të Ukrainës, dhe falënderoi ministrin Maqedonci, Gjeneral Jasharin, pjesëtarët e kontingjentit pjesëmarrës

Tags: FSKoperacioni ne Britani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë për liberalizimin e tregut të energjisë

Bajrami në Ditën e Lirisë së Shtypit: Gazetarët zbuluan shumë skandale

Asnjëherë në lavaman, vendi ideal për të hedhur vajin e përdorur të gatimit

Asnjëherë në lavaman, vendi ideal për të hedhur vajin e përdorur të gatimit

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi ka qenë problematik, jemi ankuar

Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi ka qenë problematik, jemi ankuar

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Emisioni “VAR” sonte i kushtohet 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA

Emisioni “VAR” sonte i kushtohet 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën