Nagavci ka theksuar se si Ministri kanë përkrahur komunitetin rom dhe do vazhdojnë ta bëjnë këtë, shkruan teve1.info
“Si Ministri kemi përkrahur këtë komunitet dhe do të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë, jo vetëm në ditë të shënuara, por në vazhdimësi. 500 bursa për vajzat dhe djemtë e komuniteteve rom, egjiptian, ashkali, mbështetja për OJQ-të që drejtojnë Qendrat Mësimore në përkrahje të këtyre komuniteteve, por edhe marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për 50 mësues të gjuhës së komuniteteve janë vetëm disa nga vendimet tona”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Urime 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, të gjithë pjesëtarëve të këtij komuniteti!”, ka shkruar Nagavci. /Teve1.info/