Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, të dielën ka vizituar Pranvera Badivukun, njërën ndër kompozitoret e para të Kosovës.
Kurti ka thënë se ajo ishte mirë me shëndet dhe me vullnet për të krijuar.
Ndërsa duke folur për veprat e saj ka thënë se Badivuku ka lënë gjurmë të pashlyeshme në trashëgiminë muzikore të Kosovës.