TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​“Bruhi” dhe “zorra qorre” operacionet më të shpeshta te fëmijët

by TËVË 1
2 vjet ago
1
A A
​“Bruhi” dhe “zorra qorre” operacionet më të shpeshta te fëmijët

Mbi një mijë pacientë janë operuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), deri në nëntor të vitit 2023. Operacionet më të shpeshta në këtë klinikë ishin ato të “bruhit” dhe të “zorrës qorre”.

Ndërkaq, në Kirurgjinë e Fëmijëve, brenda javës operohen rreth 50 fëmijë, apo deri në 8 pacientë në baza ditore.

Pediatri në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, Dëfrim Koçinaj, tha se në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2023, janë kryer 736 operacione të planifikuara dhe 352 të tjera të urgjencës.

Koçinaj shtoi se kjo klinikë ka shtuar intervenimet në kirurgjinë minimale invazive dhe në endourologji, krahasuar me vitin e kaluar.

“Deri në fund të muajit nëntor, 736 operacione të planifikuara janë kryer në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike. Ndërsa, si operacione të urgjencës janë 352…Operacionet më të shpeshta në klinikën tonë janë defektet e murit të cilat janë hernitë e ndryshme inguinale ose populli i thonë ‘bruhi’ dhe mungesa e zbritjes së testiseve. Ndërsa, si operacione të urgjencës më së shpeshti i kemi apendicitet ose zorra qorre…Gjatë viteve pandemike ka pasur rënie të dukshme të operacioneve të realizuara, por pastaj jemi rikthyer në suaza të normales…Kemi shtuar intervenimet me kirurgji minimale invazive dhe me endourologjinë, ofrojmë shërbime me gamë shumë të gjerë se vitet kaluese…Ditët që punojmë me kapacitetin tonë normal që është dy salla paradite prej të hënës deri të premten, mund të kryhen mbi 30 operacione në javë, shto edhe operacionet e urgjencës që mund të jenë si një mesatare dy intervenime urgjente…që i bie deri në 50 operacione në javë”, tha Koçinaj për KP.

Ndër të tjera, Koçinaj potencoi se janë të rralla rastet kur ndonjë ndërhyrje kirurgjikale nuk kryhet në këtë klinikë dhe nevojitet që fëmija të trajtohet jashtë vendit.

Kirurgu i fëmijëve, tha se ka mungesë stafi në këtë klinikë, kryesisht të anesteziologëve dhe infermierëve.

Ai shtoi se pjesa e shërbimit urgjent 24 orësh, ka nevojë për një projekt të ri.

“Sigurisht që kemi mungesë të stafit, që lidhet me një dukuri të përgjithshme në mjekësinë kosovare, por jo vetëm. Për shembull një numër i anesteziologëve në një farë mase e kanë liruar institucionin publik dhe kanë shkuar nëpër spitale private. Pastaj edhe ka plot mjekë të rinj që kanë marrë rrugën për ta vazhduar karrierën në endet e Bashkimit Evropian, sidomos në Gjermani dhe kjo reflektohet edhe tek numri i mjekëve…Edhe për infermierë varet në cilin sektor, pjesa e repartit dhe pjesa e traktit operativ jemi të mbuluar me një masë mesatare”, potencoi Koçinaj.

Përveç tjerash, Koçinaj potencoi se Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve është në pritje të pajisjes me vertikalen e gastroskopit dhe koloskopit, për ekzaminimin e traktit tretës.

Tags: Klinika e KirurgjisëOperacioneQKUK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

Rinumërohen mbi 80 për qind e votave

Prokuroria me aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim me vota

Prokuroria me aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim me vota

Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, konfiskohen telefona dhe drogë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz në Gjilan

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim në Deçan

Sërish e kalueshme rruga Ferizaj–Gjilan pas bllokimit nga uji

Sërish e kalueshme rruga Ferizaj–Gjilan pas bllokimit nga uji

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën