Sipas Policisë, një vajzë është sulmuar fizikisht nga motra e saj, shkak i një mosmarrëveshjeje.
“Palët kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /Teve1.info/