“Vetëvendosja në vitin e parë të qeverisë së tyre e ka dhjetëfishuar atë çka e ka kritikuar për 20 vite me radhë, atëherë kjo tregon saktë është indikatori më i saktë i potencialit dhe i mentalitetit qeverisës të kësaj qeverie. Qeveria nuk është akuzuar vetëm nga opozita për këtë veprime, qeveria është akuzuar nga persona konkret të cilëve iu është bërë e padrejta dhe të cilët me fakte dhe argumente kanë dalë edhe në televizionin e juaj edhe në televizione të tjera… Realisht nuk e besoj që këta janë shtyrë politikisht për arsye se është ngrit vetëdija qytetarë, qytetarët në Kosovë tashmë janë vetëdijësuar shumë dhe ata iu thanë jo padrejtësive dhe qytetarët e Republikës së Kosovës dinë të ndëshkojnë shumë shpejt”, është shprehur Bislmi.
I ftuar në emisionin “ Info Nata” me Ardian Visoka, Kryetar i rinisë së PDK-së e ka quajtur gënjeshtar Ministrin e Financave, Herkuran Murati i cili ka thënë sot në Kuvend se në të kaluarën janë bërë punësime nga PDK-ja, LDK-ja dhe partitë tjera dhe kurrë nuk ka pasur konkurs .
“Ajo çka ka thënë ministri Murati është një gënjeshtër për shkak se në çdo institucion publik duhet me pas konkurs dhe ekzistojnë konkurset të faktuara. Edhe tjetra, nëse nuk paska pasur konkurs edhe nëse paska ndodhur gabimi atëherë ti ke ardhur aty me përmirësu gabimin e jo me përsëritë, e nuk është arsyetim i gabimit tënd, i mos punës tënde, i jo kompetencës tënde, i të qenit nepotist dhe i korruptuar. Ajo e kaluar ty të ka sjellë ne atë pozitë atëherë ndryshoje po nuk je duke e ndryshuar”, ka thënë Bislimi.
Ai më tej ka shtuar se Partia Demokratike e Kosovës është partia më e madhe kontributdhënëse për Republikën e Kosovës, njerëzit e saj për lirinë e Kosovës për pavarësinë dhe për zhvillimin e ekonomik të saj.