“Tek dialogu është një çështje pak më specifike për dy arsye, arsyeja e parë është që Bashkimi Evropian pothuajse ka dështuar në dialog dhe përgjigja e tyre është që zgjidhja të bëhet me dialog. Dialogu pa pasur një pasqyrë të saktë se ku do të arrijë ky dialog, me çfarë zgjidhje finale, ai thotë që vetëm zgjidhja e çështjes me dialog pa pasur një siç e kërkon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe faktorët e tjerë që kërkojnë dialog me njohje reciproke, domethënë ata nuk vejnë pikë, pikë mbi dhe në këtë rast duket që pozicioni i Bashkimit Evropian është dobësuar skajshmërisht në dialog dhe këtu ka ndërhyrë fuqishëm Shtete e Bashkuara të Amerikës me anë të të dërguarit special zotit Escobar dhe një ri fuqizim të diplomacisë duke sjellë në Beograd një prej diplomatëve më të mirë në historinë e tij”, ka thënë ai.
Avdia sonte gjatë emisionit “Këndi i Debatit” me Dukagjin Maliqi në tëvë1 ka shtuar se qeveria Kurti është më e favorizuara në dialog dhe se gjatë periudhës së dialogut me Serbinë, qeveritë e Kosovës kanë toleruar shume dhe prandaj kanë pësuar.
“Gjatë kësaj periudhe qeveritë e Kosovës kanë toleruar në dialog dhe kanë pësuar, në këtë rast Qeveria Kurti është më e favorizuara në dialog”, ka shtuar më tutje ai.