TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Begaj: Zgjidhja e mosmarrëveshjeve Kosovë- Serbi s’është vetëm çështje politike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Begaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se zgjidhja e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi nuk është vetëm një çështje politike, por edhe çështje sigurie për rajonin dhe Evropën.

Gjatë fjalimit në pritjen e organizuar sonte për përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Tiranë, Begaj u bëri thirrje vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë dhe t’i japin fund status-quo, në mënyrë që të mos përsëriten sulme të ngjashme si në Banjska, që mund të sjellin pasoja të rënda për rajonin dhe Evropën.

Ai përshëndeti heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari dhe përsëriti qëndrimin për integrimin e saj euro-atlantik.

Presidenti Begaj konfirmoi qëndrimin se Shqipëria do të vijojë të ketë politikë të jashtme dhe të sigurisë të linjëzuar me Bashkimin Evropian dhe SHBA, si dhe do të angazhohet në forcimin e multilateralizmit dhe të bashkëpunimit rajonal.

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së Ballkanit Perëndimor nga Bashkimi Evropian përmes krijimit të mekanizmave që mundësojnë jo vetëm linjëzim politik, por edhe përparim ekonomik dhe lehtësira për jetën e përditshme të qytetarëve.

“Për shqiptarët në rajon, anëtarësimi në BE është çështje e interesit kombëtar”, deklaroi Begaj duke shtuar se faktori shqiptar ka kontribuar dhe do të vijojë të kontribuojë në paqen dhe sigurinë e rajonit.

Për përshpejtimin e procesit integrues të Shqipërisë në BE, presidenti theksoi nevojën e thellimit të reformave dhe nxitjen e zhvillimit social-ekonomik që u shërbejnë shqiptarëve dhe çeljes së kapitujve për anëtarësim në bllok si dhe konsolidimit të besimit të aleatëve me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Begaj theksoi angazhimin për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga institucionet publike, si dhe përpjekjet për drejtësi sociale. /tch

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani thotë se Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbush kushtet

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

AAK-ja kundër shpërndarje së Kuvendit

Tahiri: Projektligji për Specialen të miratohet në dy leximet të hënën

Kosovë – Austri, publikohen formacionet zyrtare

Kosovë – Austri, publikohen formacionet zyrtare

Ky është gjyqtari portugez që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë–Austri

Ky është gjyqtari portugez që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë–Austri

Pak orë para ndeshjes Kosovë – Austri, kështu duke zhveshtorja e “Dardanëve”

Pak orë para ndeshjes Kosovë – Austri, kështu duke zhveshtorja e “Dardanëve”

Zjarr në Torinë të Lipjanit, raportohet për dëme materiale

Zjarr në Torinë të Lipjanit, raportohet për dëme materiale

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00

Musliu para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së: Nuk i ikim përgjegjësisë, po mundohemi ta bëjmë më të mirën për Kosovën

Musliu para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së: Nuk i ikim përgjegjësisë, po mundohemi ta bëjmë më të mirën për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën