Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, ka publikuar një video, ku sipas tij, policët serbë po kërkojnë ryshfet nga mërgimtarët për të kaluar kufirin.
Ai ka thënë se kjo video është bërë në pikën kufitare në Bërnjak.
“Policia serbe duke e plaçkitur mërgatën në kufirin e Bërnjakut.Kjo video tregon se si polici serb ju kërkon ryshfet për të kaluar kufirin”, ka shkruar ai.







