TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

QKUK realizon operacione që nuk kryhen në shtetet fqinje

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
QKUK realizon operacione që nuk kryhen në shtetet fqinje

Numri i intervenimeve kirurgjike të kryera në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është rritur 25 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm në nëntëmujorin e këtij viti, janë kryer rreth 1 mijë e 700 operacione, aq sa janë kryer gjatë tërë vitit të kaluar.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Enver Fekaj, tregon edhe për operacionet më të komplikuara që kryhen në këtë klinikë, për të cilat thotë se nuk realizohen në shtetet fqinje.

Ai thotë se gjatë këtij viti janë kryer një numër i konsiderueshëm i gastroskopive, kolonskopive, rektoskopive dhe ekzaminime të tjera.

“Gjatë nëntëmujorit të këtij viti janë realizuar afërsisht 1 mijë e 700 intervenime kirurgjike, përfshirë intervenimet elektive dhe ato në kuadër të urgjencës kirurgjikale. Janë realizuar diku rreth 303 ERCP, janë intervenime endoskopike minimale invazive që në fakt realizohen te pacientët specifikë me ihter obstruktiv. Është realizuar një numër i konsiderueshëm i gastroskopive dhe kolonoskopive, rektoskopive, pastaj polipektomive. Në fakt, të gjitha këto janë intervenime minimale invazive, sepse në kuadër të Kirurgjisë Abdominale funksionon edhe shërbimi i endoskopisë…Gjatë nëntë mujorit të parë të këtij viti krahasuar me vitin paraprak, numri i intervenimeve të realizuara është diku afërsisht 25 për qind më i lartë se sa vitin e kaluar, që i bie që gjatë nëntë muajve të këtij viti janë realizuar aq operacione sa janë realizuar komplet vitin e kaluar”, thotë Fekaj.

Fekaj, thekson se në Kirurgjinë Abdominale kryhen intervenime kirurgjike, të cilat nuk mund të realizohen në spitalet regjionale.

Ndër operacionet më të veçanta, Fekaj përmendi intervenimin te pacientët me kancer në zorrën e trashë, për çka thekson se nuk mund të realizohet te të gjithë, por vetëm te pacientët specifikë. Ai tregon se gjatë këtij viti janë kryer tri operacione të tilla.

“Në Kirurgjinë Abdominale intervenimet kirurgjike shtrihen prej ezofagut deri te rektumi. Intervenime kirurgjike të rëndësishme që janë realizuar është një intervenim që njihet resekcion interspinterik i rektumit me anastomozë kolloanale, një intervenim që bëhet te karcinomat e rektumit, që kanë shtrirje në gjashtë centimetrat e fundit ose distal të rektumit, intervenim kirurgjik ky që realisht nuk realizohet edhe në spitalet regjionale, as në Maqedoni, as në Shqipëri. Ky është një operacion kur pacienti ka kancer, ka karcinomë të rektumit, të zorrës trashe, pra të pjesës fundore. Ato operacione zakonisht kanë përfunduar me stomë të përhershme, me qese ku jashtëqitja grumbullohet në qese, jo të gjitha rastet, por te raste specifike ka mundësi të realizohet ky lloj intervenimi kirurgjik, i cili konsiston në shmangien e kësaj stome”, tha Fekaj.

Ndër të tjera, Fekaj potencon se kanë nevojë për hapësirë shtesë, duke përfshirë sallat operative, për çka thotë se do t’u ndihmonte kirurgëve të rrisin punën kualitative. Ai përveç kësaj thekson nevojën për rritjen e stafit të mesëm dhe kirurgëve të rinj, ngase mosha mesatare e kirurgëve është 55-vjeç.

“Në fillim të vitit ka pasur disa vështirësi të vogla sa i përket barnave esenciale, mirëpo që nga marsi e tutje ka një përmirësim evident dhe pothuajse asnjëherë nuk kemi pasur probleme me furnizim me barna esenciale. Hapësirat gjithmonë janë të pamjaftueshme për këdo dhe mendoj që kemi nevojë për hapësira shtesë, salla operative shtesë, sepse ambiciet e kirurgëve janë që të rrisin punën e tyre edhe në aspektin kuantitativ dhe kualitativ…Kemi nevojë për rritje të stafit të mesëm, sepse kemi shërbime, reparte, ku nevojitet instalimi i kujdestarisë 24-orëshe, që aktualisht nuk po kemi mundësi për shkak të limiteve në staf. Gjithashtu, kemi nevojë për kirurgë të rinj, për arsye se mosha mesatare e kirurgëve në Kirurgjinë Abdominale aktualisht është diku 55-56 vjeçare. Megjithatë, që nga nëntori i këtij viti, në Kirurgjinë Abdominale kanë ardhur 13 specializantë, i kishim dy dhe aktualisht i kemi 15”, thotë Fekaj.

Klinika e Kirurgjisë Abdominale ka funksionuar si repart i Kirurgjisë së Përgjithshme, në fillim si spital i përgjithshëm nga viti 1957, i cili është transferuar në objektin e ri, nga i vjetri që ka qenë pranë hekurudhës, pastaj avancohet në Klinikë.

Nga viti 2014, kjo klinikë është ndarë nga repartet e tjera dhe është emëruar Klinika e Kirurgjisë Abdominale./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapet periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Hapet periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë hyjnë në ditën e tretë të protestës

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë hyjnë në ditën e tretë të protestës

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë në Gjilan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën