TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Cameron: Jemi përkrahës të mëdhenj të Kosovës

Sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, nga Prishtina ka premtuar se Britania do të vazhdojë të jetë përkrahëse e madhe e Kosovës. Ai mes tjerash, deklaroi se prioritet i Britanisë së Madhe është që të ketë siguri dhe paqe ne rajonin e Ballkanit Perëndimor.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Cameron: Jemi përkrahës të mëdhenj të Kosovës

Është vizita e tij e parë jashtë shtetit për vitin 2024.

Shefi i diplomacisë britanike, David Cameron, u prit në takim nga ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Pas takimit me dyer të mbyllura që zgjati afër një orë, Cameron dhe Gërvalla iu drejtuan medieve.

Kjo e fundit u shpreh falënderuese ndaj Britanisë që e ka përkrahur Kosovën në kohërat më të vështira.

Tutje, Gërvalla përmendi edhe sfidat me të cilat është përballur së fundmi Kosova, duke nënvizuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Kurse, David Cameron, premtoi se Britania e Madhe, do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në sferën ndërkombëtare.

Ai gjithashtu, foli edhe për rëndësinë që të ketë siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Jemi përkrahës të mëdhenj të pavarësisë, sovranitetit dhe të drejtës së Kosovës për t’u njohur nga të tjerët si një vend i plotë, sovran dhe anëtar i familjes së kombeve. Ne jetojmë në një botë me pasiguri të madhe, paqëndrueshmëri të madhe, një botë me konflikte të mëdha dhe është një kohë kur vendet, si Britania, duhet t’i mbështesin miqtë tanë, të punojnë ngushtë në aleancat tona të rëndësishme dhe të investojnë në zona që kanë qenë të paqëndrueshme, por që tani po tregojnë shenja të mëdha të stabilitetit dhe progresit. Dhe, kjo është arsyeja pse ne jemi këtu dhe kjo është arsyeja pse ne duam të vazhdojmë të punojmë me ju” , tha Cameron.

Pas takimit me Gërvallen, sekretari i jashtëm britanik, zhvilloi takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

E para e shtetit e njoftoi ministrin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, për përpjekjet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë.

“Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë, me ç’rast Presidentja Osmani e informoi sekretarin Cameron për përpjekjet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktin e agresionit dhe aktin terrorist kundër Republikës së Kosovës më 24 shtator. Presidentja falënderoi sekretarin Cameron për shtimin e trupave britanike në kuadër të KFOR-it, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit për sigurinë e kufirit me Serbinë”, thuhet nga presidenca.

Lidhur me vizitën e kryediplomatit britanik, David Cameron në Kosovë, ka lëshuar një njoftim për media edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, në platformën X.

Pas takimeve me liderë shtetëror, David Cameron, vizitën e vazhdoi tek memoriali heroinat që u kushtohet grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Tags: CameronVizita ne Kosove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykimi për 400kg kokainë, të akuzuarit ankohen për zvarritje të procesit

Gjykimi për 400kg kokainë, të akuzuarit ankohen për zvarritje të procesit

Tronditet Dragashi – Djali me probleme mendore privon nga jeta nënën

Tronditet Dragashi – Djali me probleme mendore privon nga jeta nënën

Familjarët e 50 – vjeçares që vdiq si pasojë e djegies së shtëpisë thonë se zjarri u shkaktua nga rryma

Zjarr në një shtëpi në Goriq, 82 vjeçari shpëton, e bija e palëvizshme vdes

Zeqiri: Manipulimi i votave është bërë me vetëdije, Prizreni vendndodhje e krimit

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Dy persona në Pejë arrestohen për deklarim të rremë

Zyrtare: Xabi Alonso bëhet trajner i Bayer Leverkusen

Xabi Alonso mund të marrë drejtimin e gjigantit anglez

Real Madridi “shkel” Monacon

Arbeloa kërkon mbështetjen e tifozëve të Realit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën