TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njohësit e sigurisë të ndarë në qëndrime për sulme të reja nga Serbia në Kosovë

Krerët shtetërorë që nga viti i kaluar, vazhdimisht kanë deklaruar se një sulm i ngjashëm me atë të 24-shtatorit në Banjskë, mund të ndodhë përsëri. Por njohësit e sigurisë, janë të ndarë në qëndrimet e tyre për sulme të reja në pjesën veriore të Kosovës. Ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut Veton Elshani ka thënë për Teve1 se kanë marrë masa shtesë në katër komunat veriore.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Çeku me shkresë zyrtare Dioqezës Rashkë – Prizren për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjkës

Krerët e shtetit të Kosovës në vazhdimësi kanë ngritur shqetësimin për një sulm të ri nga Serbia, të ngjashëm me atë në Banjskë.

“Të gjitha informatat që ne kemi është se Serbia po planifikon sulme të reja. Unë do t’i informoj sot liderët evropianë për informatat që kanë mbledhur organet tona të sigurisë”, kishte thënë presidentja Vjosa Osmani më 13 dhjetor.

E deklarata të tilla ka bërë edhe kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maçedonci, duke vënë në pah se pjesëtarë të grupeve terroriste serbe që janë shpallur nga Qeveria e Kosovës, janë duke u përgatitur përgjatë brezit kufitar të Serbisë me Kosovën, për sulme të reja në veri.

Por njohësit e sigurisë, janë të ndarë në qëndrime.

“ Është e ngjashme ashtu sikur e ka pas Rusia me Ukrainën duke dislokuar forca të ndryshme rreth brezit kufitar duke u arsyetuar gjëja duke u përgatitur ushtrimet fushore, pra ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse të njëjtën metodologji të cilën e ka përdorur Rusia në raport me invazionin që e ka bërë në Ukrainë, mund ta përdor pjesa e Serbisë për të bërë ndonjë veprim të caktuar në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Drizan Shala.

Njohësi i Sigurisë, Avni Islami, nuk pret sulme të reja në veri, meqë, sipas tij, Serbia do të penalizohet për çfarëdo veprimi.

“ Serbia jo vetëm tash por edhe në të kaluarën, dhe besoj edhe në të ardhmen në një kohë të caktuar do të jetë një shtet i cili nuk është i interesuar për paqe dhe siguri në Kosovë dhe në mes të raporteve të Kosovës dhe Serbisë….. Unë nuk pres që në një të ardhme të afërt mund të ketë sulme eventuale të ngjashme sikurse më 24 shtator të vitit të kaluar, për arsyeje se, secili gjest apo ngjarje që do të ndodhte në territorin e Kosovës, do t’i atribuoheshin Vuçiqit dhe qeverisë së tij”, thotë ai.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për Tëvë 1 se janë marrë masa shtesë të sigurisë në katër komunat veriore, para festave të serbëve në pjesën veriore të Republikës.

“Situata e sigurisë është e qetë, por delikate. Policia e Kosovës ka numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë në rast se krijohet ndonjë rast. Ne kemi qenë të përgatitur për festat e fundvitit 2023, gjithashtu, kemi marrë masa të sigurisë edhe tash para festave 6-7 janar, për të qenë sa më afër qytetarëve, për t’iu krijuar siguri” , ka thënë Elshani.

Më 24 shtator në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, një grup serbësh rreth 30 persona, hynë përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovës, të cilët sulmuan Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u neutralizuan 3 nga grupi serbë.

Kronika e realizuar nga gazetari Venhar Isufi

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ nis përgatitjen e fletëvotimeve për diasporën

KQZ nis përgatitjen e fletëvotimeve për diasporën

Maqedonci takon zyrtarin për Partneritete në NATO, flasin për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Maqedonci takon zyrtarin për Partneritete në NATO, flasin për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Haxhiu takohet me ambasadorin Guerot – diskutohet rëndësia e funksionalizimit të institucioneve pas 7 qershorit

Haxhiu takohet me ambasadorin Guerot – diskutohet rëndësia e funksionalizimit të institucioneve pas 7 qershorit

Shkyçje masive nga rrjeti i ujësjellësit në Mitrovicë për shkak të borxheve të papaguara

Shkyçje masive nga rrjeti i ujësjellësit në Mitrovicë për shkak të borxheve të papaguara

KQZ nis përgatitjen e fletëvotimeve për diasporën

KQZ nis përgatitjen e fletëvotimeve për diasporën

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

Ndryshon sërish çmimi i naftës në Shqipëri

Maqedonci takon zyrtarin për Partneritete në NATO, flasin për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Maqedonci takon zyrtarin për Partneritete në NATO, flasin për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Haxhiu takohet me ambasadorin Guerot – diskutohet rëndësia e funksionalizimit të institucioneve pas 7 qershorit

Haxhiu takohet me ambasadorin Guerot – diskutohet rëndësia e funksionalizimit të institucioneve pas 7 qershorit

Shkyçje masive nga rrjeti i ujësjellësit në Mitrovicë për shkak të borxheve të papaguara

Shkyçje masive nga rrjeti i ujësjellësit në Mitrovicë për shkak të borxheve të papaguara

Policia gjen armë, fishekë e një thikë gjatë një kontrolli në një shkollë në Skenderaj

Policia gjen armë, fishekë e një thikë gjatë një kontrolli në një shkollë në Skenderaj

Ministri izraelit poston video të aktivistëve të flotiljes të detyruar të gjunjëzohen

Ministri izraelit poston video të aktivistëve të flotiljes të detyruar të gjunjëzohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën