Dogana e Kosovë ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me duhan.
Sipas njoftimit më 1 janar në pikën kufitare në Vërmicë, në një automjet me targa nga Shqipëria janë gjetur 145 kg duhan i papërpunuar.
“Kontrolli ka zbuluar mall të padeklaruar, respektivisht duhan i papërpunuar me një peshë prej 145.00 Kg, i ndarë në 290 paketa, çdo paketë me peshë 0.50 Kg. Si rezultat, është konstatuar kundërvajtje Doganore për shkelje të nenit 250 të KDAK-ës”, thuhet në komunikatë.
Mallrat janë konfiskuar derisa procedura kundërvajtëse ka filluar për personin përgjegjës. /teve1.info/







