Sipas rezultateve të publikuara në anketën e zhvilluar në kuadër të Këshillimit Kombëtar, vetëm 26% e të pyeturve janë shprehur kundër kësaj nisme.
“Është mbështetje shumë e fortë. Mos harroni që lufta që nisi Rusia ndaj Ukrainës ka pasur një impakt psikologjik, edhe për shkak të pozicionit të Serbisë. Unë nuk kam pritur luftën për të marrë vesh çfarë është politika e jashtme e Serbisë, marrëdhëniet e saj me Rusinë…”, tha kryeministri Rama.
“Shqipëria, Ballkanin e Hapur nuk e bën për Serbinë, por për veten e vet. Mbron interesat tona. Natyrisht edhe Serbia mbron interesat e veta. Ballkani i Hapur është nismë interesash konverguese, jo diverguese. Çdo konvergjencë i shërben paqes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik dhe social. Kur flasim për paqe, paqja bëhet me ata që ke pasur probleme…”, shtoi Rama. “Ballkani i hapur është në interes edhe të Kosovës, por unë jam udhëheqës i Shqipërisë dhe nuk dua t’i jap këshilla të pakërkuara Kosovës”. /a2news