TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Në stok mbi 800 mijë vaksina anti-COVID, apelohet për vaksinim

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Në stok mbi 800 mijë vaksina anti-COVID, apelohet për vaksinim

Nga aty u njoftuan se Kosova ka në stok mbi 800 mijë vaksina anti-COVID, ndërsa u apelua te qytetarët për t’u vaksinuar kundër pandemisë.

Kryetarja e komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Fatmire Kollçaku u shpreh se sot apelojnë te qytetarët që të marrin vaksinat anti-COVID, pasi tashmë ato janë dëshmuar se janë të sigurta.

Kollçaku gjithë procesin e vaksinimit e ka konsideruar si storie suksesi për vendin, ndërsa falënderoi profesionistët shëndetësor për punën në këto dy vite e më shumë kur jemi përballur me pandeminë COVID-19.

“Fatmirësisht jemi në një gjendje më të qetë epidemiologjike, pra një falënderim i madh për punën pa pushim por edhe me një mesazh nga ky vend se është evidente që kemi rënie të kërkesave për vaksinim, ndërsa vaksina ka mjaftueshëm dhe i ftojmë të gjithë qytetarët që nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë që të vaksinohet sepse vaksina është falas dhe është dëshmuar tashmë që janë të sigurta, është dëshmuar që kanë arritur t’i minimizojnë rastet e rënda dhe të vdekjes, prandaj nga ky vend avokojmë për vaksinim… vaksinimi është definitivisht një storie suksesi”, theksoi ajo.

Thirrjes për vaksinim kundër COVID-19 iu është bashkuar edhe drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, i cili konsideroi se procesi i vaksinimi është një storie suksese për Kosovën.

Ai tha se situata epidemiologjike është e qetë, por si IKSHP janë duke e përcjell situatën.

“Situata epidemiologjike është e qetë siç e dini dhe po presim duke e mbikëqyre që kjo situatë të vazhdoj si e tillë dhe në anën tjetër me një temë tejet specifike dhe të ndjeshme vaksinimin e popullatës kundër COVID-19, të cilin vaksinim në Ditën Botërore të Shëndetit mund ta konsiderojmë si storie të suksesshme për popullatën e Kosovës që kemi arritur objektivat tona dhe po vazhdojmë të punojmë me të njëjtën intesitet edhe më tutje në mënyrë që të realizojmë të gjitha objektivat e mbikëqyrjes të përgjithshme të COVID-19 deri në përfundimin definitiv dhe arritjen e pikësynimit të rastit zero”, tha ai.

Kurse, Fetije Feta, shefe e imunizimit në IKSHP dhe kryesuese e Komitetit për Vaksinim kundër COVID-19, tha se në Kosovë janë në stok mbi 800 mijë doza të vaksinës anti-COVID.

“Në stok janë mbi 800 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19”, tha ajo.

Ndërsa, deputeti nga PDK anëtar i këtij komisioni, Bekim Haxhiu kërkoi nga institucionet shëndetësore që ta kthej vëmendjen kah profesionistët shëndetësor.

Haxhiu bëri thirrje për vaksinimin kundër COVID-19.

“Ftoj institucionet shtetërore të kthejnë kokën kah profesionistët shëndetësor dhe të mbështesin ata sepse mbrojtja e shëndetit pa profesionistë shëndetësor nuk mund të arrihet, këtë na e kanë dëshmuarë gjatë kësaj pandemie të gjithë profesionistët shëndetësor….kemi ardhur të vizitojnë IKSHP por edhe për të përquar një mesazh që duhet të investohet më shumë në parandalimin e sëmundjeve sepse shumica e buxhetit të shtetit po shkon vetëm kah trajtimi dhe derisa sot morëm informacionin se kemi mbi 800 mijë doza të vaksinës në stok, një apel që qytetarët të vaksinohet sepse vaksinat janë të sigurta dhe është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga pandemia”, tha ai.

Në këtë vizitë nuk ishin të gjithë deputetët anëtarë të Komisionit për Shëndetësi, të pranishëm ishin kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollcaku dhe anëtarët Bekim Haxhiu, Burim Meta, Mirsad Shkreta. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha dhe Ulutas diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit në funksion të sigurisë

Hoxha dhe Ulutas diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit në funksion të sigurisë

Policia Kufitare e Kosovës në Kroaci për shkëmbim përvojash

Policia Kufitare e Kosovës në Kroaci për shkëmbim përvojash

LDK: S’kemi votë për asnjë lloj qeverie, në zgjedhje e masim veten secili

LDK: S’kemi votë për asnjë lloj qeverie, në zgjedhje e masim veten secili

MASHT-i me trajnim për Kurrikulën e re për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

MASHT-i me trajnim për Kurrikulën e re për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Kritikohet vendimi i BE-së që ndalon dhënien e vizave me shumë hyrje për qytetarët rusë

Kritikohet vendimi i BE-së që ndalon dhënien e vizave me shumë hyrje për qytetarët rusë

Hoxha dhe Ulutas diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit në funksion të sigurisë

Hoxha dhe Ulutas diskutuan për vazhdim të bashkëpunimit në funksion të sigurisë

Kosova për fitore ndaj Sllovenisë, Vojvoda e Gallapeni optimistë te “Dardanët”

Kosova për fitore ndaj Sllovenisë, Vojvoda e Gallapeni optimistë te “Dardanët”

Izraeli bombardon qytete në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

Izraeli bombardon qytete në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit

Rama dhe Meloni firmosin marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë

Rama dhe Meloni firmosin marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë

Policia Kufitare e Kosovës në Kroaci për shkëmbim përvojash

Policia Kufitare e Kosovës në Kroaci për shkëmbim përvojash

LDK: S’kemi votë për asnjë lloj qeverie, në zgjedhje e masim veten secili

LDK: S’kemi votë për asnjë lloj qeverie, në zgjedhje e masim veten secili

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën