Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka dalë për herë të parë në qytet pas 7 muajsh qëndrimi brenda objektit të Komunës.
Ai është fotografuar nga RTK në sheshin e Mitrovicës gjatë së enjtes.

Hetemi ishte mbyllur në komunë një ditë pasi kishte dhënë betimin si kryetar, dhe pas shpërthimit të trazirave nga serbët lokal, ai kishte qëndruar gjatë gjithë kohës në objekt.






