TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti arsyeton mungesën në studiot televizive, thotë se mungesa e opozitës është për studim

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti arsyeton mungesën në studiot televizive, thotë se mungesa e opozitës është për studim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky vit ka qenë i vështirë dhe sfidues edhe për ekipet e medieve.

Ai në pritjen e fundvitit me ekipet e medieve, ka falënderuar ata për raportimin nga tereni, sidomos nga veriu.

Kurti ka folur edhe për kritikat që i janë dhënë për mosprezencë në televizionet kosovare.

Këtë e ka arsyetuar me ritmin e punës, ndonëse është shprehur se po bëjnë ç’është e mundur për të qenë më sa më shumë në emisione.

“Ne po bëjmë maksimumin që të jemi të pranishëm gjithandej, edhe në studiot e juaja, atëherë kur mundemi në emisione, por puna po vijon me ritme të larta, e shpeshherë na e pamundëson diçka të tillë. Por, si kryeministër i Republikës së Kosovës, kam qenë shumë i interesuar gjatë këtyre edhe pak tri viteve, që sa më shumë ministrat të jenë në ballë të detyrës për fushëveprimtari të tyre, e unë si kryeministër të jem i pari i ministrave që më shumë bashkërendon sesa që zëvendëson ata”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij, përcjell teve1.info

Por, ai ka thënë se ka dëgjuar që as opozita nuk është shumë e pranishme, dhe mungesa e tyre sipas tij është për studim se çfarë bëjnë në kohën e lirë.

“Opozita në anën tjetër ka shumë kohë të lirë, ndërsa po dëgjoj që as ata nuk po dalin edhe aq shpesh në emisione, e mbase kjo ja vlen të studiohet se çka po bëjnë në kohën e lirë”, ka thënë Kurti.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Të nderuar gazetarë, kameramanë e punonjës të mediave,

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,

Ju uroj mirëseardhje në këtë takim të fundvitit. Përveçse për të bërë një përmbledhje se çfarë ka qenë ky vit, është edhe një rast për t’u takuar pak më të relaksuar në një ambient tjetër nga vrulli i punës, e për të zhvilluar bashkëbisedime miqësore me njëri tjetrin.

Ky vit, krahas së qeni i suksesshëm, ka qenë edhe sfidues për të gjithë neve. Edhe për juve, edhe për neve, edhe për qytetarët e Republikës. E një falënderim i veçantë për gazetarët e terrenit, kameramanët dhe ekipet mbështetëse, të cilët kanë raportuar nga terreni edhe në situata të vështira, e veçanërisht në veri të vendit tonë.

As për ne si Qeveri nuk ka qenë e lehtë, por kemi vijuar punën me angazhim maksimal për forcimin e aspektit të sigurisë, dhe kemi ecur përpara me arritje të reja, tash kur i kemi kaluar edhe 2/3-tat e mandatit qeverisës.

Mbase jeni duke menduar për ndonjë kritikë a sugjerim, që përherë janë të mirëseardhura. Ajo që shpesh e dëgjoj është “pse nuk po dilni më shpesh në intervista”.

Në pritjen e vitit të kaluar, disa prej jush nuk keni qenë të pranishëm, sepse keni qenë me detyrë në veri të Ibrit. Më vjen mirë që sot jemi bashkë edhe me gazetarët të cilët kanë raportuar prej andej.

Para ardhjes tuaj këtu, e kemi mësuar lajmin e trishtë të ndarjes së hershme nga jeta e kolegut tuaj, Arton Turkaj. Janë të shumta komentet satirike të tij, të cilat i kam parë e që do të na mungojnë. Do të na mungojë Artoni. Ngushëllime familjarëve të gjithë e secilit prej juve. Ngushëllime të gjithë juve, e të gjithë neve.

Në këtë fundvit, teksa reflektojmë për vitin që po e lëmë pas, le të çmojmë praninë e njëri-tjetrit, dhe le të kujdesemi sa më shumë për njëri-tjetrin në vitin e ri.

Viti 2024 do të na përcjellë me të njëjtin volum të punës. Urojmë dhe punojmë për sa më shumë suksese të reja, dhe zhvillim e progres për vendin e për qytetarët tanë. Ndërkaq, juve ju uroj punë të mbarë në misionin tuaj aq të rëndësishëm për demokracinë, informimin korrekt dhe të shpejtë.

Faleminderit për punën që vazhdoni ta bëni në shërbim të publikut.

Gëzuar 2024!

Tags: albin kurtiOpozitapritja per gazetare
ShareTweet

Postime të ngjashme

MPB sqaron rregullat për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë në Kosovë

Ardhja e mërgimtarëve – QKMK publikon gjendjen në kufi, ja ku ka pritje më të gjata

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, lëndohen dy persona

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Nafta rritet për 3 centë, MINT publikon çmimet e derivateve për sot

Më 18 dhe 19 korrik mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë, shkak gara automobilistike

Sot dhe nesër mbyllet rruga Brezovicë–Prevallë, mbahet gara automobilistike “Brezovica 2026”

MPB sqaron rregullat për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë në Kosovë

Ardhja e mërgimtarëve – QKMK publikon gjendjen në kufi, ja ku ka pritje më të gjata

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, lëndohen dy persona

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë lindore

5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale

5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Nafta rritet për 3 centë, MINT publikon çmimet e derivateve për sot

Më 18 dhe 19 korrik mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë, shkak gara automobilistike

Sot dhe nesër mbyllet rruga Brezovicë–Prevallë, mbahet gara automobilistike “Brezovica 2026”

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Kufizime në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë, MIT publikon orarin për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën