TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Suedia një hap më afër NATO-s, pas votimit të komisionit parlamentar turk

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Suedia një hap më afër NATO-s, pas votimit të komisionit parlamentar turk

Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit të Turqisë e aprovoi të martën anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke i hapur rrugën zgjerimit të aleancës ushtarake pas 19 muajve vonesash gjatë të cilave Ankaraja kërkonte nga Stokholmi garanci në lidhje me sigurinë.

Komisioni, i kontrolluar nga partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan, AK, votoi për ta ratifikuar anëtarësimin e Suedisë, për të cilin shteti skandinav aplikoi vitin e kaluar menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës.

Tani, hapi i radhës është votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit, ku partia e Erdoganit e gëzon shumicën, po ashtu. Votimi pritet të ndodhë brenda pak javësh dhe të bëhet në favor të anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake.

Erdogani pritet që ta pastaj ta nënshkruajë atë në ligj, duke e përmbyllur një proces i cili i ka zemëruar disa prej aleatëve të Ankarasë dhe i ka vënë në sprovë marrëdhëniet e Turqisë me Perëndimin.

Në një komunikatë për medie pas votimit, ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, tha se Suedia e mirëpret këtë vendim dhe se mezi pret t’i bashkohet NATO-s.

Boris Ruge, ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Politikë të Jashtme dhe Siguri, tha se vendimi i komisionit për ta aprovuar anëtarësimin e Suedisë është “lajm i shkëlqyer”./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën në Tiranë

Një 12-vjeçar shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga dritarja e një ndërtese në Itali

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

77 vjet NATO: Begaj thekson rolin kyç të Shqipërisë në aleancë

​77 vjet NATO

​77 vjet NATO

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani: Pesë vite për Kosovën, falënderim për qytetarët që qëndruan pranë meje

IKD: Vendimi i KQZ-së për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike është i paligjshëm

IKD i kërkon Kuvendit rikthim të ligjshmërisë në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën në Tiranë

Një 12-vjeçar shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga dritarja e një ndërtese në Itali

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zhvillimin

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

​Dita e fundit në presidencë, vlerësime dhe kritika për punën e Vjosa Osmanit

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën