TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ngriten çmimet e materialeve ndërtimore

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
1
A A
Ngriten çmimet e materialeve ndërtimore

Leotrimi, 30 vjeç, prej dy javësh nuk po punon në një kompani që merret me ndërtime në Ferizaj. Ai, jashtë mikrofonit ka thënë për Radio Kosovën se nuk është larguar nga puna, dhe se pret të fillojë punën pasi ndërtuesi të furnizohet me hekur, me çmime më të lira.

Përveç hekurit, që është shtrenjtuar mjaft shumë, pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, janë ngritur edhe çmimet e materialeve të tjera ndërtimore, tregon Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve.

“Çmimi i cementit, hekurit e drurit ka shënuar ngritje të madhe. Kështu, nëse marrim për bazë si çmim të fundit atë të datës 22 shkurt, shihet se çmimi i hekurti është rritur për 45 %. Çmimi i cementit, në raport me vitin e kaluar është për 64 % më shumë. Edhe te druri, çmimi tash është për rreth 50 % më i lartë. Normalisht, kjo rrit koston dhe po shkakton mjaft telashe”, tha ai.

Pas shtrenjtimit të çmimeve, Hoxha thotë se ka indikacione edhe për ndërprerjen e punimeve.

“Ju e dini që punët në ndërtimtari zgjasin edhe me vite. Kështu, kemi kontrata që janë bërë në vitin 2020, kur ta zëmë çmimi i hekurit ka qenë 530 euro për ton, ndërsa tash është 1 mijë e 300 euro për ton. Në këtë situatë, normalisht ose rinegociohen çmimet ose mund të ndërpriten punimet”, pohoi ai.

Tutje, Hoxha thotë se ngritja e çmimeve të materialeve ndërtimore po ndikon edhe në çmimin e banesave dhe objekteve të tjera.

“Nëse, deri para dy muajve në Mat dhe Emshir në Prishtinë, ku është ndërtimi më i koncentruar, ke mund të blesh metrin katror me rreth 850 euro, si maksimum, tash çmimet me të cilat kanë dalë firmat me ofertë është rreth 1 mijë e 50 euro. Është një rritje gati 30% dhe normalisht që njerëzit ndalen dhe presin”, tha ai.

Edhe gjatë vitit të kaluar pati ngritje të çmimeve në sektorin e ndërtimit. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë shënoi ngritje për 16.0%. /rtk

ShareTweet

Postime të ngjashme

Oda Amerikane kundër varësisë nga importet, kërkon investime të reja energjetike

Oda Amerikane kundër varësisë nga importet, kërkon investime të reja energjetike

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

​Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?

​Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?

Hoxha: Kosova më e sigurt dhe më e zhvilluar në rrugën euroatlantike

Hoxha: Kosova më e sigurt dhe më e zhvilluar në rrugën euroatlantike

ChatGPT mori një përditësim të madh falas

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

AAK ofron mbështetje për institucionet me 6 kërkesa strategjike, Tahiri: Asnjë post për vete

Basha merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të WBIF-së, diskutohet infrastruktura në Kosovë

Basha merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të WBIF-së, diskutohet infrastruktura në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën