Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti i ka vendosur dinarë serb në mes të dokumenteve, duke i ofruar ryfshet policit gjatë regjistrimit të udhëtarëve.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë kontrollimit, në mes të dokumenteve i ka vendosur dinar serb duke i ofruar ryshfet policit gjatë regjistrimit të udhëtarëve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/