Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar besimtarë e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.
Konjufca ka thënë se kjo ditë vjen për të shtrirë frymën e saj të ngrohtësisë e mirësisë.
“Kjo ditë vjen për të shtrirë frymën e saj të ngrohtësisë e mirësisë me njëri-tjetrin, përkujdesit dhe përkushtimit, shpresës, ideve të së mirës dhe së drejtës, përqafimi i të cilave ekuilibron jetën dhe horizontet e përbashkëta. Shëndeti, gëzimi, prekja e dashurisë dhe solidaritetit më të thellë qofshin ato që shoqërojnë këtë festë në familjet tuaja dhe kudo”, ka shkruar Konjufca