Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar ende aksioni i kërkimit të trupit të shtetasit të Kosovës që ka rënë në lumin Buna.
Kërkimi është duke u bërë nga Forca e Sigurisë së Kosovës bashkë me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, shkruan teve1.info
“Në bashkëpunim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, po vazhdon operacioni në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetjen e trupit të shtetasit të Kosovës i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna”, thuhet në njoftim./teve1.info