TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Petkoviq i reagon Kurtit për deklaratën se Serbia po planifikon sulme të reja

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Petkoviq i reagon Kurtit për deklaratën se Serbia po planifikon sulme të reja

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, i cili në konferencë për media tha se Serbia po planifikon sulme të reja kundër Kosovës.

Petkoviq tha se është “një gënjeshtër absolute” se Serbia po përgatit sulm ndaj Kosovës, derisa për Kurtin dhe ministrin, Sveçla tha se po synojnë të krijojnë kriza dhe “ta largojë vëmendjen nga gjendja e keqe ekonomike dhe përplasjet e shumta në Kosovë duke sulmuar verbalisht Beogradin dhe duke përmendur ngjarjet nga Banjska”, raporton RTS.

“Është një gënjeshtër absolute se Beogradi po përgatitet për një sulm. Nuk ka stërvitje në terrene, është një mënyrë për të shmangur detyrimet që ka në dialog, sepse tani kemi ardhur në momentin që të flasim për hapa konkretë, për formimin e Asociacionit”, tha Petkoviq.

Petkoviq pretendoi se me konferencën e sotme, Kurti dhe Sveçla po tentojnë të mashtrojnë  gjithë opinionin, veçanërisht publikun ndërkombëtar, përcjell teve1.info

Ndryshe, sot gjatë fjalimit Kurti bëri të ditur se grupe të armatosura terroriste kanë planifikuar që në nëntor të këtij viti ta sulmojnë objektin e Komunës së Zubin Potokut.

“Gjatë muajit nëntor 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të Komunës së Zubin Potokut, me qëllim marrjen e vilës së Radoiçiqit në brigjet e Liqenit të Ujmanit. Por, këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve në Serbi”, tha ai në konferencë për media.

Krahas kësaj, Kurti paralajmëroi se Millan Radoiçiq po mban takime me shërbimin sekret serb për të planifikuar sulme të reja në Kosovë.

“Pas sulmit terrorist, Radoiçiq u lirua ga gjykata serbe në kohë rekorde, ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në Kosovë bashkë disa pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”. Radoiçiq po mban takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s. Ambientet e firmës në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen disa anëtarë të “Mbrojtjes Civile” që instruktor e kanë Uglesha Jaridiq”, ka thënë Kurti./teve1.info

Kurti: Serbia ka planifikuar në nëntor ta sulmojë Komunën e Zubin Potokut

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes Flora Brovina

Vdes Flora Brovina

​Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, transmetohet me vetëm 10 minuta vonesë

​Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, transmetohet me vetëm 10 minuta vonesë

Gjykata Speciale del me njoftim për seancën e nesërme, kërkon që pjesëmarrësit të vijnë më herët

Gjykata Speciale del me njoftim për seancën e nesërme, kërkon që pjesëmarrësit të vijnë më herët

Konfiskohen afër gjysmë milion euro ari e argjend në Prizren

Dogana e Kosovës sqaron udhëtarët: Ja kufijtë e lirimit për pajisjet elektronik

Diatta i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Lëngu i shegës – Pse duhet të jetë në dietën tuaj?

Lëngu i shegës – Pse duhet të jetë në dietën tuaj?

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën