Takimin e parë të këtij viti, pritet ta mbajnë me 20 prill. E kryetemë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të jetë Kosova.
Këtu shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, do të informojë për zhvillimet në Kosovë dhe raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm.
Por, kush do ta përfaqësoj Kosovën në këtë takim?
Nga Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit, të mërkurën nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë, ish-ambasadori i Kosovës në Amerikë, Avni Spahiu, tregon se kush është e udhës të marrë pjesë atje.
“Unë nuk mendoj që duhet të përfaqësohemi nga niveli më i lartë, presidentja apo kryeministri, ministrja MPJ do duhej edhe kësaj radhe ta përfaqësonte Kosovën”, ka thwnw ai.
Spahiu ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë imazhin jo të mirë që Serbia e fitoi duke u rreshtuar së fundmi me Rusinë.
“Kosova duhet ta përswris edhe një herë botës që Serbia është ajo që është rreshtuar me Rusinë, nuk i është përmbajtur sanksioneve, përkundrazi po i shkel ato në mënyrë tinëzare”, ka shtuar Spahiu.
Por, tjetër mendim ka profesori universitar, Arben Fetoshi.
“Në këtë rast, duke pasur parasysh edhe zhvillimet që kanë të bëjnë me zgjedhjet në serbi dhe momentumi në të cilin jemi, përfaqësimi nga presidenti apo kryeministri do të ishte më i rëndësishëm, për të dërguar mesazhin e seriozitetit dhe angazhimin e institucioneve tona, me qëllim që sa më parë që është e mundur, Kosova ta përmbyll procesin e dialogut me Serbinë”, ka vlerësuar Fetoshi.
Ndërkohë Tëvë1 merr vesh se as shteti serb, nuk e ka bërë ende të ditur se kush do t’i përfaqësoj në këtë takim.
Këta muaj Këshillin e Sigurimit do e drejtoj, Mbretëria e Bashkuar.
Raporti i gazetarit Fidan Zejnullahu.