TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjermania thotë se s’do t’i detyrojë refugjatët ukrainas të kthehen dhe të luftojnë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gjermania thotë se s’do t’i detyrojë refugjatët ukrainas të kthehen dhe të luftojnë

Ukrainasit që jetojnë në Gjermani nuk do të preken nga telashet e Ukrainës për grumbullimin e ushtarëve për ta parandaluar pushtimin rus, tha ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, të premten.

“Ne nuk do t’i detyrojmë njerëzit të kryejnë shërbime të detyrueshme ushtarake, apo shërbime ushtarake kundër vullnetit të tyre”, tha Boschmann për agjencinë e lajmeve DPA.

Ushtria ukrainase dëshiron t’i thërrasë 450.000 deri në 500.000 burra për të luftuar kundër Rusisë, e cila e nisi pushtimin e paprovokuar të saj në shkurt 2022.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës është duke u bërë thirrje burrave ukrainas që jetojnë jashtë vendit të kthehen dhe ta mbrojnë atdheun.

Duke folur të enjten në një konferencë për media në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se komandantët e tij po kërkojnë “450.000 – 500.000 burra”, duke e pranuar se kjo çështje është “e ndejshme” dhe e kushtueshme.

Komentet e tij kanë ardhur teksa rrezikohet ndihma e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për vendin e tij.

Republikanët në Kongresin amerikan e kanë bllokuar fillimisht një paketë ndihme në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën.

Këtë javë, përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Shtetit, kanë thënë se planifikojnë të dërgojnë më shumë pako të ndihmës për Ukrainën – mirëpo kanë pak kapacitet për të çuar diçka përpara, në mungesë të gatishmërisë së Kongresit.

Bllokada në SHBA u përcoll me një bllokadë që Hungaria ia ka vënë BE-së për të dërguar ndihmë në vlerë të 50 miliardë eurove për Ukrainën

Megjithatë, liderët e BE-së kanë thënë se Ukraina nuk do të mbesë pa mbështetje.

Ukraina po përballet me mungesë municioni, teksa vazhdon të luftojë me ushtrinë ruse, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Kundërofensiva e Kievit nuk ka arritur rezultatet e kërkuara përgjatë verës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, insiston se Moska do ta vazhdojë pushtimin dhe është zotuar se do të arrihen të gjitha synimet./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtëpia e Bardhë thotë se ekziston një plan afatgjatë për Venezuelën

Shtëpia e Bardhë thotë se ekziston një plan afatgjatë për Venezuelën

Këshilli anti-Huthi i Jemenit përjashton udhëheqësin separatist, i cili akuzohet për tradhti

Këshilli anti-Huthi i Jemenit përjashton udhëheqësin separatist, i cili akuzohet për tradhti

Rusia akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit detar pas sekuestrimit të cisternës venezuelase

Rusia akuzon SHBA-në për shkelje të ligjit detar pas sekuestrimit të cisternës venezuelase

Spitali i Alepos jashtë funksionit pas sulmeve nga grupet kurde në Siri

Spitali i Alepos jashtë funksionit pas sulmeve nga grupet kurde në Siri

Të shtëna me armë në një aheng në Shtime, dy persona nën hetim

Të shtëna me armë në një aheng në Shtime, dy persona nën hetim

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

Ndërpritet operimi i impiantit për ujë të pijes në Mitrovicë, e pamundur shpërndarja sipas standardeve

Reshje shiu dhe bore sot në Prishtinë, Komuna apelon për kujdes

Reshje shiu dhe bore sot në Prishtinë, Komuna apelon për kujdes

Ish-drejtuesit e Byros Kosovare të Sigurimeve në mesin e të arrestuarve në aksionin e Prokurorisë së Prizrenit

Ish-drejtuesit e Byros Kosovare të Sigurimeve në mesin e të arrestuarve në aksionin e Prokurorisë së Prizrenit

Cak i aksionit të Prokurorisë dhe Policisë mbi 40 persona, mbi 1 milion euro dëmi

Prokuroria e Prizrenit me aksion në disa qytete të Kosovës, raportohet për disa të arrestuar

Prokuroria e Prizrenit me aksion në disa qytete të Kosovës, raportohet për disa të arrestuar

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Moti sot me reshje bore dhe ngrica

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën