Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është duke u asfaltuar rruga “Bajram Bahtiri”.
Ai në Facebook tha se kësaj rrugë i janë shtuar edhe dy korsi të reja e shteg të biçikletave.
“Po e asfaltojmë rrugën “Bajram Bahtiri” të cilës i kemi shtuar edhe dy korsi të reja e shteg të biçikletave. Po investojmë në një nga arteriet e rëndësishme të Prishtinës tone”, ka deklaruar ai./teve1.info