TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sekuestrohen 107 vepra arti në Shqipëri që i përkasin antikitetit grek

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sekuestrohen 107 vepra arti në Shqipëri që i përkasin antikitetit grek

Policia e Fierit në Shqipëri ka sekuestruar 107 vepra arti, që dyshohet se janë trafikuar nga Greqia.

Disa prej tyre i përkasin periudhës së antikitetit. Për trafikimin e tyre janë arrestuar dy persona, 51 dhe 57 vjeç.

Policia thotë se ata akuzohen për trafikim të veprave të artit dhe kulturës.

“Vlera e veprave të çmuara arkeologjike që janë trafikuar nga shteti grek, kap vlerën e 1.5 milion eurove. Ndër veprat e sekuestruara janë ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit”, deklaroi drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika.

Gjatë kontrollit në banesat e dy të ndaluarve është gjetur edhe një sasi e vogël droge kanabis sativa, municion luftarak dhe një furgon që përdorej për transportin e veprave arkeologjike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Zyrtarë të policisë dhe prokurorisë në Fier bënë të ditur se do të bashkëpunohet me policinë greke, për të zbardhur dhe dokumentuar këtë veprimtari kriminale, dhe për t’i përballur me drejtësinë edhe shtetasit e tjerë të implikuar, raporton REL.

Pak ditë më parë, më 15 dhjetor, Shqipëria ia ktheu 20 ikona fqinjës së saj, Maqedonisë së Veriut, të cilat ishin vjedhur para një dekade.

Ato ishin pjesë e 476 ikonave të vjedhura, që Policia e Shqipërisë i kishte sekuestruar në vitin 2013.

Asokohe u themelua një grup punues për vlerësimin dhe kategorizimin e ikonave të kapura, për të kuptuar se nga vinin dhe kujt i përkisnin.

Marrëveshja për kthimin e tyre u nënshkrua më 14 nëntor të vitit 2022, gjatë një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në Shkup, ku u ekspozua në mënyrë simbolike ikona e “Shën Ilisë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Përmbytje të mëdha në Itali, rrugët mbulohen nga balta dhe makinat përfundojnë në ujë

Përmbytje të mëdha në Itali, rrugët mbulohen nga balta dhe makinat përfundojnë në ujë

I kërkuari nga Interpoli, Milan Radoiçiq, shfaqet në tubimin e SNS-së pranë djalit të Vuçiqit

I kërkuari nga Interpoli, Milan Radoiçiq, shfaqet në tubimin e SNS-së pranë djalit të Vuçiqit

Reforma territorial në Shqipëri, tensione në Tiranë

Reforma territorial në Shqipëri, tensione në Tiranë

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Vushtrria befason Gjilanin për fitoren e parë të sezonit

Vushtrria befason Gjilanin për fitoren e parë të sezonit

Ulutash në adresimin lamtumirës: Siguria sot është shumë më e mirë se në vitin 1999

Ulutash në adresimin lamtumirës: Siguria sot është shumë më e mirë se në vitin 1999

Basha: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”

Basha: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga katër presidentë, zotohen për forcim të bashkëpunimit

​Mbyllet pjesa e parë, Vushtrria dhe Gjilani pa gola

​Mbyllet pjesa e parë, Vushtrria dhe Gjilani pa gola

Bitcoin përballet me presion shitje në një periudhë afatshkurtër

Bitcoin me rënie të lehtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën