TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shefi i EULEX-it thotë se BE-ja ka interes të madh për një Kosovë stabile dhe paqësore

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shefi i EULEX-it thotë se BE-ja ka interes të madh për një Kosovë stabile dhe paqësore

Ai po ashtu ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën që kanë bërë në pikat kufitare të dilen ku shumë qytetarë serb të Kosovës udhëtuan për në Serbi për të marrë pjesë në zgjedhjet e 3 prillit atje.

“Shpreh vlerësimin tim për bashkëpunimin afatgjatë me kolegët tanë nga Policia e Kosovë dhe nga KFOR-i si reagues të parë dhe të tretë të sigurisë”, tha ai, duke përgëzuar në veçanti punën e Policisë së Kosovës për kalimin e rrjedhshëm të mijëra serbëve të Kosovës nëpër pikëkalimet e përbashkëta mes Kosovës dhe Serbisë ditën e diel.

Këto deklarime ai i bëri gjatë ceremonisë së flamurit të Njësisë Rezervë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane.

Shefi i EULEX-it theksoi se Misioni është këtu në emër të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij për të siguruar mbulesë shtesë të sigurisë dhe për t’i siguruar partnerët kosovar se BE-ja ka interes të madh për një Kosovë stabile dhe paqësore në një kohë kur siguria në Evropë po sfidohet nga pushtimi rus i Ukrainës.

“Është kënaqësi dhe nderë të jem nikoqir i kësaj ceremonie për zbarkimin e Njësisë Rezervë të Policisë së Specializuar ofruar EULEX-it nga Forca e Xhandarmerisë Evropiane. Ky zbarkim dëshmon rëndësinë e Forcës së Xhandarmerisë Evropiane si forcë policore shumëkombëshe dhe e zbarkueshme me shpejtësi në plotësim të Misioneve të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje në rolin e tyre në menaxhimin ndërkombëtar të krizave”, tha ai, thuhet në komunikatën e EULEX-it përcjell teve1.info.

Komandanti i EUROGENDFOR-it falënderoi EULEX-in duke theksuar se si ishte ceremonia e sodit: “Një shenjë e qartë e besimit dhe mirënjohjes për kontributin e EUROGENDFOR-it për misionin civil më të madh ndonjëherë nën Politikën e Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.”

Kolonel Gonçalves më tej theksoi si: “EUROGENFOR-i është i përcaktuar të kryejë spektrin e plotë të detyrave policore brenda fushëveprimit të menaxhimit të krizave, dhe të kontribuojë për mbrojtjen e popullatës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vendosjen e sundimit të ligjit.”

Xhandarmët e Njësisë Rezervë të Policisë së Specializuar të EULEX-it u zbarkuan në Kosovë gjatë muajit mars për përforcimin e kapaciteteve të Njësisë ekzistuese të Policisë së Specializuar të EULEX-it (NjPS).

Portugalia, Franca dhe Italia janë kontribuuese me forca të xhandarmëve në Njësinë Rezervë të Policisë së Specializuar.

Njësia Rezervë e Policisë së Specializuar zbarkohet si reagues ndaj nevojave të Misionit për forca shtesë në teren dhe për të mbështetur më mirë homologët kosovarë, nëse kërkohet dhe nëse është e nevojshme.

Zbarkimi i xhandarmëve të Njësisë Rezervë të Policisë së Specializuar, e ofruar nga EUROGENDFOR-it, tregon për qëllimin e EULEX-it për të vazhduar mbështetjen e stabilitetit të Kosovës dhe kontributin për sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë./teve1.info/

Tags: EULEXforcat shteseSiguria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

A i ka LVV votat për Konjufcën? Kusari-Lila: Jemi përpjekur t’i sigurojmë

A i ka LVV votat për Konjufcën? Kusari-Lila: Jemi përpjekur t’i sigurojmë

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Kosova e gatshme për Lituaninë

Zhegrova beson në kualifikimin e Kosovës në Botëror

Zvicra zbulon lojtarët kundër Kosovës, Xhaka udhëheq helvetikët në Prishtinë

Xhaka flet për ndeshjen në Prishtinë, i befasuar me fishkëllimat

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Asllani pret pjesëmarrjen në Botëror

Muslija mund të kthehet te Karlsruheri

Muslija shpreson në fat në “play-off”

Të gjitha biletat e shitura për ndeshjen Slloveni–Kosovë

Dihen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në “play-off”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën