TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hungaria kërcënon Bullgarinë se mund t’i vë veto për hyrje në Schengen

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hungaria kërcënon Bullgarinë se mund t’i vë veto për hyrje në Schengen

Hungaria do të përdorë veton kur të propozohet hyrja e Bullgarisë në zonën për lëvizje të lirë Schengen, përveç nëse i jep fund taksës së transitit për gazin rus, ka thënë Ministria e Jashtme e Hungarisë, të shtunën.

Paralajmërimi për veto vjen pas marrëveshjes së arritur të enjten në mes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë, që të nisen bisedimet për anëtarësim të Ukrainës në bllkun evropian.

Atë ditë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka lëshuar sallën, duke e lënë të lirë mundësinë për miratim të vendimit.

Rezistenca e Orbanit në Bruksel është shpërblyer me pikë në Moskë, me të cilën Orban ruan kontakte të rregullta, pavarësisht nisjes së luftës në Ukrainë.

Moska vazhdon të furnizojë Hungarinë me gaz.

Duke cituar ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, Ministria e ka bërë të qartë për Bullgarinë që do të përdoret vetoja, nëse vazhdon zbatimi i taksës për gazin e importuar.

“Ne e kemi bërë të qartë për bullgarët, që nëse e vazhdojnë këtë masë, nëse e dëmtojnë sigurinë e zinxhirit tonë furnizues, atëherë ne do ta përdorim veton për Schengen”, ka thënë Szijjarto.

Ai ka thënë se hungarezët do ta shfuqizojnë veton sapo të hiqet taksa e transitit.

Ndonëse shtetet e Evropës Perëndimore bëjnë përpjekje të mëdha për ta shmangur gazin rus, Hungaria ka pranuar 4.5 miliardë metra kubë të gazit në vit, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar me Rusinë më 2021./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani thotë se Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbush kushtet

Lushaku: LDK nuk e mbështet nismën për ndryshimin e Projektligjit për Specialen

Lushaku: LDK nuk e mbështet nismën për ndryshimin e Projektligjit për Specialen

Nis shqyrtimi i projektligjit për Specialen

Nis shqyrtimi i projektligjit për Specialen

LIVE: KUVENDI VENDOS PËR GJYKATËN SPECIALE

LIVE: KUVENDI VENDOS PËR GJYKATËN SPECIALE

Çlirim Haziri: Asnjë deputet nuk do të dalë nga Kuvendi pa u votuar ligji

Çlirim Haziri: Asnjë deputet nuk do të dalë nga Kuvendi pa u votuar ligji

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK këmbësori që u godit me veturë në Prishtinë

​Protestuesit kalojnë natën para Kuvendit, kërkojnë votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

​Protestuesit kalojnë natën para Kuvendit, kërkojnë votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën