TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja izrealite

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja izrealite

Në një njoftim për media nga Zyra e Presidentit thuhet se Osmani ka rikujtuar raportet miqësore me popullin izraelit edhe përpara vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Populli i Kosovës ka hapur dyert dhe zemrat për popullin hebre në ditët më të vështira, e sot, qëndrojmë të gatshëm të thellojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, sigurinë, inteligjencën, shëndetin dhe arsimin. Bashkëpunimi ndërshtetëror do të thellohet tutje”, tha Osmani.

Memorializimin e viktimave të Holokaustit, Osmani e ka cilësuar si një mësim, të cilin mund ta marrë Kosova nga Izraeli për t’i kujtuar viktimat e luftës dhe për t’i shqyrtuar mundësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit në këtë drejtim.

Këtë iniciativë, presidentja e kishte filluar në bashkëpunim me kryetarin e Kuvendit të Izraelit (Knesset) gjatë periudhës si kryetare e Kuvendit të Kosovës, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, ambasadorja Ziv e falënderoi presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për mbështetjen ndaj popullit hebre në ditët më të errëta e deri më sot, si dhe përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, duke shprehur gatishmërinë për thellim të raporteve në të gjitha fushat. Ambasadorja përmendi hapat e ndërmarr deri më tani, duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit në energjetikë, kulturë, turizëm, rritjen e këmbimeve tregtare, shtimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe memorializimin e luftës.

Osmani kërkoi mbështetjen e Izraelit edhe në fushën diplomatike, gjegjësisht në fitimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin në organizata dhe iniciativa ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Osmani kërkoi që Izraeli t’i heqë përfundimisht vizat për shtetasit e Kosovës, gjë që do ta mundësonte rritjen e turizmit nga të dy vendet. /teve1.info/

Tags: IzraeliVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria e Mbrojtës dhe UP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministria e Mbrojtës dhe UP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Bajraktari: Vdekjet në vendin e punës duhet të jenë alarm për institucionet e Kosovës

Bajraktari: Vdekjet në vendin e punës duhet të jenë alarm për institucionet e Kosovës

Gjykata e Hagës: Kush dyshon në “padrejtësinë” tonë, le të ankohet në Kushtetuese

Gjykata e Hagës: Kush dyshon në “padrejtësinë” tonë, le të ankohet në Kushtetuese

Ferizajasi dorëzon në Polici portofolin e gjetur me 160 euro

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Pacolli kërkon hetim nga SPAK: Aeroporti i Vlorës u gjet i shkatërruar

Pacolli kërkon hetim nga SPAK: Aeroporti i Vlorës u gjet i shkatërruar

Ministria e Mbrojtës dhe UP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministria e Mbrojtës dhe UP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Të paktën 13 të vdekur nga shpërthimi në impiantin më të madh të gazit në Katar

Të paktën 13 të vdekur nga shpërthimi në impiantin më të madh të gazit në Katar

Bajraktari: Vdekjet në vendin e punës duhet të jenë alarm për institucionet e Kosovës

Bajraktari: Vdekjet në vendin e punës duhet të jenë alarm për institucionet e Kosovës

Vance thotë se Irani ka rënë dakord të lejojë monitoruesit bërthamorë në vend

Vance thotë se Irani ka rënë dakord të lejojë monitoruesit bërthamorë në vend

Emisioni “Ditari” 22.06.2026

Emisioni “Ditari” 22.06.2026

Gjykata e Hagës: Kush dyshon në “padrejtësinë” tonë, le të ankohet në Kushtetuese

Gjykata e Hagës: Kush dyshon në “padrejtësinë” tonë, le të ankohet në Kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën