TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Kam propozuar ligj të ri që lehtëson marrjen e shtetësisë për qytetarët e Luginës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani: Kam propozuar ligj të ri që lehtëson marrjen e shtetësisë për qytetarët e Luginës

“Kam ngritur kudo në takime ndërkombëtare çështjen e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të cilët po përballen çdo ditë me diskriminim mbi baza etnike në Serbi”, deklaroi kështu, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë adresimit vjetor para deputetëve në Kuvend.

Osmani i është drejtuar Kuvendit sipas obligimit kushtetues, teksa bëri të ditur që ka kërkuar reagimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, kundrejt spastrimit etnik në këto tri komuna.

“Kam vazhduar të ngrisë kudo në takime ndërkombëtare çështjen e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të cilët po përballen çdo ditë me diskriminim mbi baza etnike në Serbi. Kam kërkuar reagimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, kundrejt spastrimit etnik të kësaj pjese me shlyerjen e adresave të tyre me qëllim të ndryshimit të demokracisë. Shumë nga qytetarët e këtyre komunave, tani janë pa shtetësi, e pa mundësi për t’i realizuar të drejtat e tyre elementare. Ka qenë e pafalshme që për vite të tëra procedurat për marrje të shtetësisë së Kosovës, kanë qenë të njëjta me ato për qytetarët që vijnë nga kontinentet e largëta”, tha Osmani.

Në kuadër të kësaj, Osmani njoftoi se tashmë ka propozuar një ligj të ri për shtetësi, i cili parasheh lehtësira në procedura për marrjen e shtetësisë, për të gjithë qytetarët nga Lugina.

Në këtë adresim vjetor, Osmani u shpreh mirënjohëse edhe ndaj shteteve mike dhe aleate të Kosovës, derisa tha që bashkëpunimi me ta, duhet të vazhdoj tutje.

“Në emër të qytetarëve të Kosovës, shpreh mirënjohje të thellë ndaj shteteve mike dhe aleatëve, pa të cilat nuk do të ishim këtu ku jemI. Edhe sot, kur sfidat që Kosova i ka përpara, e që nuk po zvogëlohen, Kosova duhet t’i vlerësoj e fuqizoj më shumë se çdo herë tjetër aleancat e saj. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi me ata që na qëndruan pranë në momentet më të rënda të historisë sonë, nuk është as nënshtrim, e as dobësi. Në fakt, është veprim në shërbim të shtetit. Rruga jo në përpara është e gjatë, e aspak e lehtë”, potencoi tutje Osmani./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

27 vjetori i Masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Kujtesa për viktimat nuk duhet të shuhet

27 vjetori i Masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Kujtesa për viktimat nuk duhet të shuhet

Naim Murseli insiston se natën kritike ishin pre e grabitjes, ballafaqohet me pamje të tani të ndjerës në vendngjarje

Naim Murseli insiston se natën kritike ishin pre e grabitjes, ballafaqohet me pamje të tani të ndjerës në vendngjarje

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

Muja nënshkruan vendim për racionalizimin e hapësirave në Ministrinë e Bujqësisë

MPB-ja monitoron procesin e lejeqëndrimit në Mitrovicën e Veriut

MPB-ja monitoron procesin e lejeqëndrimit në Mitrovicën e Veriut

Dita e madhe e Kosovës, sot ndeshja kundër Sllovakisë, luhet për finalen e Play-Offit

Dita e madhe e Kosovës, sot ndeshja kundër Sllovakisë, luhet për finalen e Play-Offit

​Nis seanca ndaj Naim Murselit

​Nis seanca ndaj Naim Murselit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën