TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Qytetarëve që aplikojnë për skemat e kategorive të dala nga lufta, kundërligjshëm u kërkohet heqje dorë nga pensioni

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët

Qytetarët të cilët paraqiten pranë Departamentit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, me qëllim që të aplikojnë në skemën e familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe viktimave civile, ndër dokumentet e listuara për t’u dorëzuar me aplikimin e tyre, u kërkohet edhe një “vërtetim për ndërprerje të pensionit të pleqërisë ose punës”.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, një veprim i tillë është i kundërligjshëm dhe shkel të drejtat e aplikuesve në realizimin e kërkesës së tyre.

“Kjo sepse, Ligji për statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Viktimave civile dhe Familjarëve të tyre, në nenin 23, par. 2, shprehimisht përcakton se “shfrytëzuesit e pensionit bazë, mund të realizojnë të gjitha të drejtat dhe beneficionet e përcaktuara me këtë ligj, nëse i përmbushin kushtet dhe kriteret sipas dispozitave të këtij ligji’”, thuhet nga IKD.

Në anën tjetër, kjo situatë është rregulluar edhe përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës Supreme, e cila ka vërtetuar aktgjykimet e shkallëve më të ulëta duke njohur kështu të drejtën e individëve në dy skema pensionale – atë kontributpagues të moshës, si dhe atë që rrjedh nga ligji për kategoritë e dala nga lufta.

Ajo që thuhet në aktgjykim të Gjykatës Supreme është që e drejta e fituar me punë duhet të konsiderohet prioritet, më e favorshme dhe si e drejtë themelore e njeriut, andaj dhe askush nuk duhet të privohet nga kjo e drejtë, apo në raste të tjera personi i cili e arrin moshën e pensionimit si kontributpagues në bazë të punësimit.

E njëkohësisht, përderisa me asnjë dispozitë të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, i cili është ligj i mëvonshëm, por as me ndonjë akt apo ligj tjetër, nuk është shfuqizuar neni 23 i ligjit për statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Viktimave civile dhe Familjarëve të tyre, kjo nënkupton se çdo shfrytëzues i pensionit bazik, ka të drejtën edhe të pensionit nga Ligji për statusin dhe të drejtat e kategorive të dala nga lufta.

“IKD kërkon nga Departamenti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, që të ndal praktikën e përcaktimit të kritereve shtesë për aplikuesit, në kundërshtim me ligjin dhe praktikën gjyqësore, duke iu kufizuar të njëjtëve të drejtën për të aplikuar për realizimin e një të drejte të përcaktuar me ligj dhe praktikën gjyqësore”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro

Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Rama bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

Performanca e Alis, BBC: Një performancë emocionuese nga Shqipëria

Hasani: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi s’është i konstituuar

Kandidatet gra në lista – Vetëvendosje 39, një më pak LDK, dy më pak PDK e AAK

Takim i ri për dialogun Kosovë – Serbi së shpejti në Bruksel

Dialogu me Serbinë – Kërkohet të trajtohet me prioritet nga qeveria e re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën