TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli bombardon jugun e Gazës, pas kërcënimeve të Hamasit për pengjet

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Izraeli bombardon jugun e Gazës, pas kërcënimeve të Hamasit për pengjet

Izraeli e ka bombarduar të hënën qytetin kryesor të jug të Gazës, Han Junis, pasi grupi palestinez Hamas, ka paralajmëruar se asnjëri prej pengjeve izraelite nuk do të largohet gjallë prej territorit, derisa t’i përmbushën kërkesat për lirim të të burgosurve.

Hamasi, grupi radikal që udhëheq Gazën, është shpallur grup terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Hamasi e ka nxitur këtë luftë, pasi ka kryer sulmet më vdekjeprurëse ndonjëherë në tokën izraelite, më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, sipas të dhënave izraelite, dhe duke marrë rreth 240 pengje, që i ka dërguar në Gazë.

Izraeli është përgjigjur me ofensivë ushtarake, e cila e ka shndërruar një pjesë të mirë të Gazës në gërmadhë, dhe ka vrarë rreth 17.990 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Sipas tyre, dhjetëra njerëz janë vrarë të hënën, si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, derisa ushtria izraelite ka raportuar për nisjen e raketave nga Gaza drejt Izraelit.

Hamasi ka paralajmëruar të dielën që nuk do t’i dorëzojë gjallë pengjet, pa një shkëmbim të të burgosurve palestinezë dhe “negociata për rezistencën”.

Izraeli ka thënë se janë ende 137 pengje në Gazë, derisa aktivistët kanë thënë se 7.000 palestinezë janë ende në burgjet izraelite, shkruan REL.

Bombardimet e nisura prej 7 tetorit, dhe ofensiva tokësore, e kanë shtyrë sistemin shëndetësor në Gazë drejt kolapsit, pasi shumica e spitaleve nuk janë funksionale dhe gati dy milionë njerëz janë të zhvendosur.

Tags: GazaHamasiIzraeli
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të vdekur dhe dy të plagosur në një aksident në Manëz të Durrësit

Tre të vdekur dhe dy të plagosur në një aksident në Manëz të Durrësit

Katër të vdekur dhe 35 raste të virusit të Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

Katër të vdekur dhe 35 raste të virusit të Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

80 ditë protestë në Tiranë

80 ditë protestë në Tiranë

Gaza nën sulme edhe në Bajram: të paktën 10 të vrarë, përfshirë fëmijë

Fëmijë në mesin e gjashtë personave të vrarë nga sulmi izraelit pranë portit të Gazës

Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë

Kërcënimi i Vuçiqit për Ibrin, Janiq: Është rikthim te fantazitë e nacionalistëve serbë

Haxhiu pret në takim  ambasadorin britanik, diskutojnë dialogun politik dhe zgjidhjen e ngërçit institucional

Haxhiu pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë dialogun politik dhe zgjidhjen e ngërçit institucional

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për rastin e Gllogjanit, vendimi shpallet më 24 gusht

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për rastin e Gllogjanit, vendimi shpallet më 24 gusht

Gjykata pranon si provë videon ku Kreshnik Mehmetaj shihet duke gjuajtur me armë

Gjykata pranon si provë videon ku Kreshnik Mehmetaj shihet duke gjuajtur me armë

Nis rigjykimi për vrasjen në Gllogjan, Prokuroria: Nuk kemi fshehur asnjë provë

Nis rigjykimi për vrasjen në Gllogjan, Prokuroria: Nuk kemi fshehur asnjë provë

Rama: Historia po shkruhet, Prishtina 2030

Rama: Historia po shkruhet, Prishtina 2030

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden substancë narkotike dhe armë pa leje

​Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë, FSK bën deminimin e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën