Profesori në fushën e teknologjisë, Ermal Sadiku, i ka bërë thirrje të rinjve që mos e përdorin shumë inteligjencën artificiale, veçanërisht atë “ChatGTP”, pasi siç thotë ai, fillon së humburi kreativiteti.
Sadiku thotë se personat që përdorin inteligjencën artificiale duhet të kenë kujdes të dallojnë se çfarë është mashtrim dhe çfarë jo.
Ai thekson se inteligjenca artificiale po përdoret edhe në mënyra jo të mira, pasi po e shfrytëzojnë në disa detyra që duhet të zgjedhën nga vetë personi.
“Njëjtë është edhe me AL, inteligjencë artificiale, njerëzit kanë arritur të ndërtojnë një platformë shumë të fuqishme siç është tash ‘ChatGPT’, që është një pjesë e vogël e inteligjencës artificiale. Por, kjo po mund të përdoret edhe për keq, mund të përdoret për t’i bërë detyra, zgjedh ese, raporte. Anën tjetër mund të përdoret edhe për të mirë, ku njerëzit mund t’i automatizua disa procese që kanë qenë pak të panevojshme ndoshta të bëhen”, thotë ai për KP.
Në anën tjetër, ai thotë se inteligjenca artificiale po keqpërdoret nga shumë persona. Në këtë drejtim, ai thotë se duhet pasur kujdes në përdorimin e kësaj.
“Anën tjetër mund të përdoret edhe për keq, për të bërë ‘deep fakes’ që tashmë është duke u keqpërdorur shumë, shembull të bëhet figura e një personi dhe t’i jepet personi edhe zëri, lëvizjet e fytyrës e gjitha, dhe kjo pastaj po keqpërdorët shumë, sepse nuk po dihet se çfarë është e vërtetë më… kur e shtrembëron të vërtetën, sepse ka vegla me të cilat shumë lehtë mund të shtrembërohet e vërteta dhe mbetet pak të shihet si do të balancohet kjo fuqi”, shton Sadiku.
Sadiku tregon edhe të mirat që mund ta përdorin inteligjencën artificiale.
“Ndërsa, të mirat janë tepër të mëdha, përderisa din ta përdor dikush, mund t’i automatizojë një pjesë të madhe të punëve të cilat kanë qenë punë të bajatshme. Ndoshta të bëjë një tabelë të caktuar, kur t’i nxjerr disa fakte, ose një raport të caktuar, ose t’i shkruaj disa postime në Facebook, ose të bëjë një fjalim që nuk ka shumë kohë ta bësh vet, por vetëm ja shkruan kërkesat kryesore që mund kesh me thënë me ndonjë konferencë, gjërat që nuk janë ekstrem të ndjeshme në kreativitet, vetëm dëshiron të jesh i saktë”, përfundon ai.