Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, pret rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e 17 dhjetorit që do të mbahen atje.
Kamberi tha se sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët për sigurimin e stabilitetit politik në Komunën e Preshevës.
“Sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët për sigurimin e stabilitetit politik në komunën e Preshevës. Sot deputeti, nesër komuna. Me partnerët bashkë”, ka shkruar ai në Facebook./teve1.info/