TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çfarë thonë njohësit e sigurisë dhe psikologët për vrasjen e tri grave në dhjetë muaj

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Çfarë thonë njohësit e sigurisë dhe psikologët për vrasjen e tri grave në dhjetë muaj

Sadije Godeni u vra me sëpatë nga burri i saj gjatë kohës sa ishte në gjumë. Hamide Magashi, shtatzënë, u vra nga burri i saj në oborrin e Qendrës Klinike Universitare, por edhe Liridona Ademaj humbi jetën nga vrasja e porositur nga burri i saj.

Këto janë vetëm disa nga gratë viktima në Kosovë, pasi vetëm nga janari deri në tetor të këtij viti, janë vrarë katër femra, si dhe janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje, ku 1763 prej tyre janë gra e vajza.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2023, gjatë periudhës janar- tetor janë evidentuar 2 mijë e 186 raste të dhunës në familje, ndërsa kanë ndodhur 4 raste vrasje e rënda.

“Gjatë vitit 2022 janë evidentuar 2765 raste të dhunës në familje. Viktimë të këtyre rasteve kanë qenë 2288 femra dhe 517 meshkuj (ndonjë rast ka pasur më shumë se një viktimë). Kanë ndodhur 7 raste “vrasje e rëndë’ (vrasje brenda familjes), në këto shtatë raste janë evidentuar 8 viktima (një rast me dy viktima), 4 meshkuj dhe 4 femra. Gjatë periudhës janar-tetor 2023 janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje. Viktimë të këtyre rasteve kanë qenë 1763 femra dhe 497 meshkuj (ndonjë rast ka pasur më shumë se një viktimë). Kanë ndodhur 4 raste “vrasje e rëndë’ (vrasje brenda familjes), në këto katër raste janë evidentuar 5 viktima (një rast me dy viktima), 2 meshkuj dhe 3 femra,” u përgjigj policia në një e-mail.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi tha se shteti duhet të jetë më pro-aktiv në parandalimin e këtyre rasteve që mos të përfundojë deri te pasoja e dhunës.

“Kjo situatë e tashme çfarë kemi ne këtu dhe politikat e ligjet, dhe udhëzime ndërkombëtare që janë të zbatuara në Kosovë, mendoj që duhet të jemi shumë më pro-aktiv në parandalim të këtyre rasteve, mos të vijmë deri tek pasoja e dhunës, ndërsa reagimi vjen me vonesë, atëherë kur duhet të ndërmarrën masat çoftë nga policia, çoftë kufizime të tjera… Nuk jemi shumë të them të theksuar në aspektin statistikor, jemi në ngritje të vogël, por kjo duhet të na vetëdijesojë”, u shpreh ai.

Ibishi apeloi që të ndërmerret një fushatë e dorëzimit të armëve ilegale sepse zakonisht nga ato armë e po kryhen vrasjet, grabitjet e kërcënimet.

Psikologu Petrit Thaçi tha se vrasja është shpërthimi më i shëmtuar i instinktit dhe se kohëve të fundit kriteri i këtyre akteve ka humbur toruan .

“Vrasja është një dukuri realisht e shëmtuar, është zbrazja maksimale e një energjie problematike, negative e botës njerëzore, është shpërthimi më i shëmtuar i instinktit, agresionit i cili instinkt është i projektuar të vihet në përdorim vetëm atëherë kur ne jemi të rrezikuar por kohëve të fundit po e shohim që tani kriteri i këtyre akteve, sikur e ka humbur toruan, kuptimin, funksionin, sigurisht që len një shije të keqe për të gjithë.. Arsyet mund të jenë të shumta, gjithmonë paraprinë një ndjesi problematike e vrasësit, i cili percepton në diçka, në atë çfarë ai posedon,” tha Thaçi për KP.

Në vitin 2022 rreth 48 mijë e 800 gra dhe vajza në gjithë botën janë vrarë nga partnerët apo nga anëtarët e familjes. Ndërsa për vitin 2023 ende nuk ka të dhëna të sakta.

Tags: Hamide MagashiLiridona AdemajSadije Godenivrasjet e grave
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Intervsitimi i të dyshuarave për manipulim të votave në Viti është duke vazhduar

Dita Globale e Zgjedhjeve, DnV: Integriteti zgjedhor, kushti bazë i demokracisë funksionale

Dita Globale e Zgjedhjeve, DnV: Integriteti zgjedhor, kushti bazë i demokracisë funksionale

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Ankaraja përpiqet të sjellë SHBA-në dhe Iranin në tryezën e bisedimeve

Ankaraja përpiqet të sjellë SHBA-në dhe Iranin në tryezën e bisedimeve

Prishtina e Re angazhon sulmues nga Belgjika

Prishtina e Re angazhon sulmues nga Belgjika

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Intervsitimi i të dyshuarave për manipulim të votave në Viti është duke vazhduar

Dita Globale e Zgjedhjeve, DnV: Integriteti zgjedhor, kushti bazë i demokracisë funksionale

Dita Globale e Zgjedhjeve, DnV: Integriteti zgjedhor, kushti bazë i demokracisë funksionale

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj policit që lejoi hyrjen në Kosovë personit që e kishte të ndaluar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën